Në qytetin lindor të Ukrainës, Avdijivka, banorët e moshuar rrezikohen nga lëndime serioze ose nga vdekja pasi po qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Separatistët e mbështetur nga Rusia filluan bombardimin e qytetit në vitin 2014 dhe ai vazhdon të jetë në shënjestër edhe gjatë pushtimit në shkallë të plotë nga Moska. Të moshuarit përbëjnë gati 60 për qind të banorëve që po qëndrojnë në qytet.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ruleta ruse: Ukrainasit e moshuar s'tremben nga bombardimet dhe vdekja
9
Banorët vendas mblidhen pranë një strehimoreje të drejtuar nga vullnetarë ku marrin ushqim dhe pije të ngrohta. Ata, gjithashtu, mund të përdorin internetin, të shikojnë TV dhe të rimbushin pajisjet e tyre. Por, uji me të cilin furnizohet strehimorja, që u hap në mars, është ndotur nga balta, që do të thotë se rrobalarëset dhe dushet nuk janë më të përdorshme.
10
Pavarësisht vështirësive, Grozdov refuzon të largohet nga shtëpia e tij.
“Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të shkoj askund”, tha ai.
“Çfarëdo që të ndodhë, nuk do të shkoj askund”, tha ai.