Ndërlidhjet

Rusia do të ndalojë eksportin e disa lëndëve të para


Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar të martën, 8 mars, një dekret që ndalon eksportin e disa lëndëve të para.

Në këtë dekret është thënë se qëllimi i vendimit është të “garantojë sigurinë e Federatës Ruse dhe funksionimin e pandërprerë të industrisë”.

Kabineti rus duhet të vendosë në 48 orët e ardhshme se cilat vende i prek kjo ndalesë.

Vendimi do të zbatohet deri në fund të vitit 2022.

Ai është bërë publik vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndalesë në importet e naftës dhe gazit rus, dhe pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse.

Biden: Po shënjestrojmë arterien kryesore të ekonomisë ruse
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

Masat e reja ka mundësi që të përkeqësojnë tregjet e mallrave.

Përveç eksporteve masive të naftës, Rusia është gjithashtu furnizuese globale e drithërave dhe metaleve.

Drejtorja e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara, Avril Haines, ka paralajmëruar se sanksionet dhe ndalesat në fushëbetejë, ka pak mundësi të ndalin presidentin rus, Vladimir Putin nga synimi i tij për pushtim të Ukrainës dhe madje mund të rrisin ofensivën e tij në këtë shtet.

Duke folur në një seancë të Kongresit amerikan për kërcënimet e sigurisë globale, Haines ka thënë më 8 mars se përshkallëzimi i kostove të luftës në Ukrainë, që deri tani mund të kenë shkuar në mijëra jetë të humbura të rusëve, mund të zemërojnë Putinin dhe t’ia ndryshojnë këndvështrimin për atë që mund të konsiderohet fitore.

“Analistët tanë vlerësojnë se Putin ka pak mundësi të ndalet nga pengesat në fushëbetejë. Në të kundërtën, ai mund të përshkallëzojë situatën”, ka thënë Haines.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

  • Për t’u informuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.
XS
SM
MD
LG