Ndërlidhjet

Rusia nis sulme të reja vdekjeprurëse në Ukrainë


Ndërtesa të shkatërruara në Ukrainë, pas sulmeve të 16 dhjetorit.

Të premten është raportuar për sulme të reja ruse me raketa në gjithë Ukrainën, derisa Kievi ka thënë se Moska mund ta nisë një ofensivë të re në fillim të vitit të ardhshëm.

Autoritetet ukrainase kanë raportuar për shpërthime në të paktën tri qytete më 16 dhjetor, duke thënë se Rusia ka nisur sulme të mëdha me raketa në objektet energjetike dhe infrastrukturën kyçe.

Autoritetet lokale kanë raportuar në rrjetet sociale se shpërthime ka pasur në Kiev, në pjesën jugore të Kryviy Rih në rajonin Dnjipropetrovsk dhe në pjesën verilindore të Harkivit.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, ka thënë në Telegram se qyteti ka mbetur pa energji elektrike pasi, sipas autoriteteve, tri raketa kanë goditur pika kyçe të infrastrukturës.

Për ndërprerje të energjisë është raportuar edhe në rajonin Sumoj në lindje.

Në Kiev autoritetet kanë thënë se "mbrojtja ajrore në rajon është në funksion".

Sulmet që kanë cak infrastrukturën energjetike janë bërë pjesë e strategjisë së re ruse për t’i detyruar ukrainasit të nënshtrohen gjatë dimrit me ngrica, pas disa humbjeve të mëdha të forcave ruse në fushëbetejë në muajt e fundit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG