Ndërlidhjet

Rusia ia ndalon hyrjen nënpresidentes amerikane, Kamala Harris


Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris.
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris.

Rusia më 21 prill vendosi ndalime të udhëtimeve ndaj nënpresidentes amerikane, Kamala Harris, shefit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe dhjetëra figurave të rëndësishme amerikane dhe kanadeze të tjerë, për shkak të sanksioneve që Perëndimi ka vendosur ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse tha se ka vendosur kufizime të udhëtimeve për 29 amerikanë dhe 61 kanadezë. Në këtë listë, sipas Rusisë, përfshihen zyrtarë të mbrojtjes, biznesmenë dhe gazetarë.

Në mesin e amerikanëve të sanksionuar është edhe gazetari i ABC News, George Stephanopoulos, kolumnisti i Washington Post, David Ignatius dhe kryeredaktori i medias Meduza, Kevin Rothrock.

Ndërkaq, sa i përket zyrtarëve të mbrojtjes, në listë është përfshirë edhe zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, dhe nënsekretarja e Mbrojtjes, Kathleen Hicks.

Ndërkaq, Cameron Ahmad, që shërben si drejtor i komunikimeve i kryeministrit kaneze, Justin Trudeau, po ashtu është në listën ruse, së bashku me komandantin e Forcave të Operacioneve Speciale kanadeze, Steve Boivin.

Ministria e Jashtme ruse tha se lista përbëhet nga njerëz që janë përgjegjës për politikat “rusofobe” në këto dy shtete.

Më herët, Rusia ka ndaluar Facebook-un dhe Instagram-in, që janë pjesë e kompanisë Meta të Zuckerbergut, duke i cilësuar ato si organizata “ekstremiste”.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG