Ndërlidhjet

Rusia shënjestron të lashtat ukrainase me bomba ndezëse për t’i djegur të korrat

Ukraina ka humbur miliona ton të korra për shkak të bombardimeve, granatimeve ruse dhe zjarreve që kanë rezultuar prej tyre.
Ukraina ka humbur miliona ton të korra për shkak të bombardimeve, granatimeve ruse dhe zjarreve që kanë rezultuar prej tyre.

Viktor Hordiyenko ishte dëshmitar i djegies rishtazi të punës së tij të palodhshme dyvjeçare, kur forcat ruse sulmuan fushat e tij me bomba ndezëse.

Kjo ishte një tjetër goditje e madhe për Hordiyenkon, një bujk në rajonin ukrainas të Hersonit, i cili vitin e kaluar humbi babanë e tij në një sulm me dron rus - dhe këtë vit ka përjetuar atë që ai e përshkruan si një fushatë të zgjeruar ruse për ta goditur sektorin jetik të bujqësisë në Ukrainë.

“Njëqind në ditë. Ky nuk është ekzagjerim. Njëqind dronë në ditë. Granatime çdo ditë. Po na gjuajnë. Ata dogjën 2.000 hektarë grurë timin brenda vetëm një nate”, i tha ai Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

"Të gjithë kanë frikë": Ukrainasit nën kërcënimin e dronëve rusë "Të gjithë kanë frikë": Ukrainasit nën kërcënimin e dronëve rusë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:23 0:00

“Gruri dimëror, të gjitha të korrat që shihni, janë djegur”, tha ai, duke shtuar se sulmet me dronë tani - në kohën e korrjes - janë trefishuar krahasuar me disa muaj më parë.

“Terror në rritje”

Administrata ushtarake rajonale tha se në qershor, forcat ruse të vendosura në bregun përballë të lumit Dnjepër kishin hedhur rreth 32.000 predha. Kjo ishte një rritje prej 26 për qind krahasuar me marsin dhe një rritje prej 13 për qind krahasuar me shifrat e prillit dhe majit.

Ajo gjithashtu vuri në dukje një rritje të sulmeve me dronë, me një mesatare prej 5.500 lëshimesh në javë, krahasuar me 2.500 vitin e kaluar. Në qershor pati 28 viktima civile, një rritje prej 78 për qind krahasuar me marsin.

“Situata e sigurisë në rajonin e Hersonit vazhdon të përkeqësohet”, tha Oleksandr Tolonnikov, zëvendësdrejtues i administratës. “Rusia nuk po e ul intensitetin e sulmeve, por përkundrazi, po rrit sistematikisht terrorin kundër banorëve civilë”.

Bujku ukrainas Viktor Hordiyenko i fotografuar në fushat e tij më 4 korrik.
Bujku ukrainas Viktor Hordiyenko i fotografuar në fushat e tij më 4 korrik.

Rritja e sulmeve është goditja më e fundit ndaj sektorit bujqësor që tashmë po përballet me vështirësi pas gati pesë vjetësh lufte të gjithanshme.

Ferma e Hordiyenkos ndodhet në qarkun Berislav, në bregun e djathtë të Dnjeprit të kontrolluar nga Ukraina, i cili praktikisht përbën vijën e frontit në rajonin e Hersonit ndërsa rrjedh drejt jugperëndimit në Detin e Zi.

Ashtu si qyteti i Hersonit, Berislavi dhe qarku përreth u pushtuan nga forcat ruse në fillim të pushtimit të plotë në shkurt 2022, por u çliruan gjatë një kundërofensive ukrainase në vjeshtën e atij viti.

Babai i Hordiyenkos, Oleksandr, kishte folur me Radion Evropa e Lirë në maj të vitit të kaluar për kërcënimin nga dronët rusë. Shtëpia e tij u bombardua në korrik dhe më pas ai u vra në një sulm në shtator.

Së bashku, babë e bir kishin punuar për të pastruar tokën e tyre nga minat pas tërheqjes së forcave ruse.

Lufta e fermerëve ukrainas për të mbijetuar

Viktor Tsvyki normalisht eksporton deri në 90 për qind të të korrave të tij nga porti jugor i Ukrainës, Odesa. Edhe pse prodhimi i këtij viti është 20 për qind më i madh se ai i vitit të kaluar, gjë që do të kishte qenë një ndihmë në kohë paqeje, në kohë lufte, kostot e tepruara të prodhimit dhe bllokimi nga Rusia i porteve të Detit të Zi të Ukrainës e kanë bërë transportin e grurit jashtëzakonisht të shtrenjtë.
1/11 Viktor Tsvyki normalisht eksporton deri në 90 për qind të të korrave të tij nga porti jugor i Ukrainës, Odesa. Edhe pse prodhimi i këtij viti është 20 për qind më i madh se ai i vitit të kaluar, gjë që do të kishte qenë një ndihmë në kohë paqeje, në kohë lufte, kostot e tepruara të prodhimit dhe bllokimi nga Rusia i porteve të Detit të Zi të Ukrainës e kanë bërë transportin e grurit jashtëzakonisht të shtrenjtë.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Rusia u tërhoq muajin e kaluar nga marrëveshja e kohës së luftës, sipas së cilës Ukrainës i lejohej të transportonte drithë në mbarë botën. Ashtu si shumë nga fermerët e Ukrainës, prodhimi i Tsvykut është po ashtu i bllokuar. Duke mos pasur mënyrë për ta shitur, shqetësimi i tij tani është se si të qëndrojë në këmbë financiarisht.<br />
&nbsp;<br />
Kur u pyet se si e parashikon të ardhmen e biznesit të tij dhe 77 punëtorëve që varen prej tij për jetesën e tyre, Tsvyk thotë: &quot;Është shumë e dhimbshme për të folur&quot;.
2/11 Rusia u tërhoq muajin e kaluar nga marrëveshja e kohës së luftës, sipas së cilës Ukrainës i lejohej të transportonte drithë në mbarë botën. Ashtu si shumë nga fermerët e Ukrainës, prodhimi i Tsvykut është po ashtu i bllokuar. Duke mos pasur mënyrë për ta shitur, shqetësimi i tij tani është se si të qëndrojë në këmbë financiarisht.
 
Kur u pyet se si e parashikon të ardhmen e biznesit të tij dhe 77 punëtorëve që varen prej tij për jetesën e tyre, Tsvyk thotë: "Është shumë e dhimbshme për të folur".
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Që nga përfundimi i marrëveshjes, Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës dhe veçanërisht hambaret e saj të drithit, si ky i goditur në orët e hershme të mëngjesit të 16 gushtit pranë Odesës. Ukraina është kundërpërgjigjur duke shënjestruar portet e Rusisë, gjë që ka çuar në rritje të çmimeve të grurit dhe misrit në tregjet globale.<br />
&nbsp;
3/11 Që nga përfundimi i marrëveshjes, Rusia ka vënë në shënjestër portet e Ukrainës dhe veçanërisht hambaret e saj të drithit, si ky i goditur në orët e hershme të mëngjesit të 16 gushtit pranë Odesës. Ukraina është kundërpërgjigjur duke shënjestruar portet e Rusisë, gjë që ka çuar në rritje të çmimeve të grurit dhe misrit në tregjet globale.
 
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Me drithin që ishte burimi kryesor i të ardhurave të fermës, produktet e Tsvykut shkuan deri në Indi dhe në vendet e varfëra në Afrikën e Veriut, thotë ai. Me të vetmet opsione të tjera që janë më të kushtueshme - rrugët hekurudhore dhe lumore nëpër Evropë - që kanë nxitur reagime nga vendet fqinje, drithi i tij ka të ngjarë të vendoset në depo magazinimi, duke i kushtuar atij humbje prej dhjetëra mijëra dollarësh.
4/11 Me drithin që ishte burimi kryesor i të ardhurave të fermës, produktet e Tsvykut shkuan deri në Indi dhe në vendet e varfëra në Afrikën e Veriut, thotë ai. Me të vetmet opsione të tjera që janë më të kushtueshme - rrugët hekurudhore dhe lumore nëpër Evropë - që kanë nxitur reagime nga vendet fqinje, drithi i tij ka të ngjarë të vendoset në depo magazinimi, duke i kushtuar atij humbje prej dhjetëra mijëra dollarësh.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Fermerët duke korrur rreth një krateri të krijuar nga një raketë e hedhur nga forcat ruse. Me bllokimin e porteve të tyre, përveç rrezikut nga municionet e pashpërthyera që kanë mbushur&nbsp; fushat e tyre dhe zvogëlimit të fuqisë punëtore pasi njerëzit e aftë për punë drejtohen në front, shumë nga fermerët ukrainas po përpiqen t&#39;u ofrojnë prodhimet e tyre vendeve në zhvillim që janë duke luftuar me urinë.
5/11 Fermerët duke korrur rreth një krateri të krijuar nga një raketë e hedhur nga forcat ruse. Me bllokimin e porteve të tyre, përveç rrezikut nga municionet e pashpërthyera që kanë mbushur  fushat e tyre dhe zvogëlimit të fuqisë punëtore pasi njerëzit e aftë për punë drejtohen në front, shumë nga fermerët ukrainas po përpiqen t'u ofrojnë prodhimet e tyre vendeve në zhvillim që janë duke luftuar me urinë.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ferma e madhe e Tsvykut në Zhurivka, rreth 85 kilometra në lindje të Kievit, prodhon jo vetëm grurë, por edhe djathë të mirë dhie.<br />
<br />
<br />
&nbsp;
6/11 Ferma e madhe e Tsvykut në Zhurivka, rreth 85 kilometra në lindje të Kievit, prodhon jo vetëm grurë, por edhe djathë të mirë dhie.


 
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Derisa katër nga punonjësit e Tsvyk janë larguar për t&#39;iu bashkuar luftës, ata që kanë mbetur kanë korrur dhe ruajtur grurin e tij dhe po përgatiten për sezonin e ardhshëm.
7/11 Derisa katër nga punonjësit e Tsvyk janë larguar për t'iu bashkuar luftës, ata që kanë mbetur kanë korrur dhe ruajtur grurin e tij dhe po përgatiten për sezonin e ardhshëm.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Me mundësitë aktualisht të kufizuara, shumë fermerë po zgjedhin të mos mbjellin fare kultura bujqësore. Prodhimi i misrit dhe grurit në Ukrainën e varur nga bujqësia është ulur për gati 40 për qind këtë vit nga nivelet e paraluftës, thonë analistët.
8/11 Me mundësitë aktualisht të kufizuara, shumë fermerë po zgjedhin të mos mbjellin fare kultura bujqësore. Prodhimi i misrit dhe grurit në Ukrainën e varur nga bujqësia është ulur për gati 40 për qind këtë vit nga nivelet e paraluftës, thonë analistët.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Megjithëkëtë, disa fermerë janë orientuar te produktet e tjera, si vaji i lulediellit, për të nxjerrë disa fitime.
9/11 Megjithëkëtë, disa fermerë janë orientuar te produktet e tjera, si vaji i lulediellit, për të nxjerrë disa fitime.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një punëtor duke mbledhur grurin në një hambar.
10/11 Një punëtor duke mbledhur grurin në një hambar.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Viktor Tvysk duke kontrolluar mënyrën e ruajtjes së djathit të dhisë. Ka strategji të tilla si shkëmbimi që Tsvyk ka përdorur për ta mbajtur fermën në këmbë. Por, ai nuk pret të ketë fitim - të mund të qëndrojë është më e mira për të cilën mund të shpresojë.
11/11 Viktor Tvysk duke kontrolluar mënyrën e ruajtjes së djathit të dhisë. Ka strategji të tilla si shkëmbimi që Tsvyk ka përdorur për ta mbajtur fermën në këmbë. Por, ai nuk pret të ketë fitim - të mund të qëndrojë është më e mira për të cilën mund të shpresojë.
Me kostot në rritje të transportit dhe bllokadës nga ana e Rusisë të porteve të tyre, mijëra fermerë të Ukrainës po përballen me një të ardhme të zymtë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

“Kaluam dy vjet duke e mbjellur këtë tokë, dy vjet duke investuar, dhe nuk morëm asgjë nga kjo tokë. Vetëm që ta kuptoni, nuk është një vit punë, por dy vjet punë që ata m’i dogjën brenda natës”, tha Hordiyenko, i cili hyn në fushat e tij pranë vijës së frontit i pajisur me helmetë dhe jelek antiplumb, duke mbajtur edhe armë.

Katastrofë ekonomike

Në javët e fundit ka ndodhur gjithashtu një taktikë e re: sulme ndaj shtëpive të punëtorëve të fermave, shtoi ai.

“Ata kanë shkatërruar shtëpitë e tetë punëtorëve të mi”, tha ai. “Ata hyjnë në fshatra me mjete ndezëse, i hedhin nga të gjitha anët… duke e ditur se shërbimet e emergjencës nuk do të vijnë për shkak të granatimeve. Dhe, nëse ne shkojmë për ta shuar zjarrin, ata na sulmojnë”.

Bujqësia është jetike për ekonominë e Ukrainës, dhe gruri është produkti kryesor i saj. E njohur si “shporta e bukës së Evropës”, Ukraina ka 42 milionë hektarë tokë bujqësore.

Sektori u godit rëndë nga pushtimi i plotë rus në vitin 2022, pasi sulmet ndaj terminaleve të eksportit, porteve dhe transportit detar penguan eksportet e grurit.

Ai u rikuperua pjesërisht pasi u hap një korridor gruri në Detin e Zi i ndërmjetësuar nga OKB-ja, por sulmet e vazhdueshme kanë shkatërruar pajisje bujqësore, kanë lënë municione të pashpërthyera në tokat bujqësore dhe kanë penguar transportin e brendshëm dhe infrastrukturën energjetike.

Lufta ka shkaktuar gjithashtu mungesë fuqie punëtore.

Hordiyenko thotë se ka humbur kultura me vlerë pothuajse 3 milionë dollarë dhe se fermat fqinje kanë pësuar të njëjtat sulme.

Një subvencion shtetëror për humbjet bujqësore të shkaktuara nga lufta është në dispozicion, por ai kufizohet në 2.000 hektarë dhe paguhet vetëm 100 dollarë për hektar.

“Jemi në borxhe. Miliona dollarë borxhe. Nuk e di çfarë të bëj”, tha Hordiyenko. “Buka po digjet.”

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG