Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan që të zgjedhin presidentin e ri të Kosovës brenda afatit kushtetues, duke bërë që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje brenda 45 ditësh. Në këtë fotogaleri ju sjellim disa fotografi të shkrepura brenda sallës plenare dhe në hollin e Kuvendit gjatë së martës së 28 prillit.
13
Deputetët e shumicës parlamentare duke hyrë në sallë, teksa në ulëset anësore, ku ulen deputetët opozitarë, shihen karriget bosh.
14
Pavarësisht se partitë opozitare kanë bojkotuar punimet e seancës, ata ishin të pranishëm në Kuvend. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u pa duke hyrë në objektin e organit ligjvënës.
15
Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LVV-së, Ardian Gola, në hollin e Kuvendit.
16
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, duke hyrë në Kuvendin e Kosovës. Ai dhe deputetët e partisë së tij nuk kanë marrë pjesë në seancën për presidentin.