Ndërlidhjet

SHBA dhe partnerët: Legjitimiteti i Qeverisë së talibanëve duhet të fitohet

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë pas një takimi virtual me Gjermaninë dhe rreth 20 shtete tjera se, Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan do të gjykohet nga veprimet dhe se legjitimiteti “duhet të fitohet”.

Blinken është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, pasi ka arritur në bazën amerikane në Ramstein të Gjermanisë, e cila është duke u shfrytëzuar si strehë për mijëra persona të evakuuar nga Afganistani.

Talibanët kontrollojnë Kabulin dhe gati gjithë Afganistanin pas disa mujave të fitoreve ushtarake, ndërkohë që forcat ndërkombëtare janë tërhequr dhe presidenti i rrëzuar nga pushteti, Ashraf Ghani, ka ikur nga shteti më 15 gusht.

“Talibanët kërkojnë legjimitet ndërkombëtar”, ka thënë Blinken.

“Secili legjitimitet, secila përkrahje duhet të fitohet”.

Blinken ka shprehur shqetësimet e Uashingtonit për disa individë në “Qeverinë e përkohshme” të prezantuar nga talibanët më 7 shtator, ndonëse nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Qeveria gjithë burra e talibanëve, do të drejtohet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili gjendet në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara, dhe figura tjetër e kabinetit, Sirajuddin Haqqani, gjendet në listën amerikane të terroristëve dhe kërkohet nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Blinken ka thënë se diskutimet e tij me Maas dhe shtetet tjera partnere është fokusuar në mënyrat se si mund t’i bëjnë talibanët të jetësojnë zotimet e tyre.

Talibanët janë zotuar për qeveri "gjithëpërfshirëse” mirëpo gati të gjithë ministrat e përkohshëm janë liderë talibanë për kohë të gjatë, disa prej të cilëve me lidhje të ngushta të regjimit të viteve 1996-2001, kur të drejtat e njerëzve janë injoruar dhe ka pasur ndëshkime të mëdha, në linjë me interpretim ekstrem të ligjit islamik.

Fytyrat e grave zhduken nga rrugët e Kabulit

Një mural në Kabul, ku paraqitej një votuese afgane, është përdhosur me ngjyrë, për të mbuluar fytyrën e saj.
1/9 Një mural në Kabul, ku paraqitej një votuese afgane, është përdhosur me ngjyrë, për të mbuluar fytyrën e saj.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Sallone të mbyllura bukurie, me fytyrat e fshira të grave. Një banor i Kabulit thotë se bizneset e tilla janë udhëhequr pothuajse ekskluzivisht nga gratë. Sipas tij, në disa raste burrat e frikësuar të familjeve të pronareve kanë nxituar t'i shlyejnë fytyrat e grave.
2/9 Sallone të mbyllura bukurie, me fytyrat e fshira të grave. Një banor i Kabulit thotë se bizneset e tilla janë udhëhequr pothuajse ekskluzivisht nga gratë. Sipas tij, në disa raste burrat e frikësuar të familjeve të pronareve kanë nxituar t'i shlyejnë fytyrat e grave.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyra e një gruaje është mbuluar me ngjyrë në hyrjen e një qendreje tregtare.
3/9 Fytyra e një gruaje është mbuluar me ngjyrë në hyrjen e një qendreje tregtare.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një mural në Kabul për të drejtat e grave dhe për lirinë e mediave, me fytyrat e fshira të grave. Disa përdhosje të imazheve, si këto, besohet të jenë bërë nga banorët, të cilët mbështesin talibanët dhe pikëpamjet e tyre.
4/9 Një mural në Kabul për të drejtat e grave dhe për lirinë e mediave, me fytyrat e fshira të grave. Disa përdhosje të imazheve, si këto, besohet të jenë bërë nga banorët, të cilët mbështesin talibanët dhe pikëpamjet e tyre.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Punëtorët duke lyer një mur, për të mbuluar një portret të një gruaje të re. Ata më vonë shkruan në mur slogane të ndryshme në mbështetje të talibanëve. Sipas tyre, ata janë angazhuar nga talibanët për ta bërë këtë punë.
5/9 Punëtorët duke lyer një mur, për të mbuluar një portret të një gruaje të re. Ata më vonë shkruan në mur slogane të ndryshme në mbështetje të talibanëve. Sipas tyre, ata janë angazhuar nga talibanët për ta bërë këtë punë.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Fytyra e gruas së re duke u zhdukur, teksa punëtorët e mbulonin me ngjyrë të bardhë.
6/9 Fytyra e gruas së re duke u zhdukur, teksa punëtorët e mbulonin me ngjyrë të bardhë.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një mur i lyer me të bardhë, mbi të cilin është shkruar: "Për sistem islamik dhe pavarësi, duhet t'i nënshtroheni testeve dhe të jini të durueshëm".
7/9 Një mur i lyer me të bardhë, mbi të cilin është shkruar: "Për sistem islamik dhe pavarësi, duhet t'i nënshtroheni testeve dhe të jini të durueshëm".
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një djalë duke ecur nëpër korridorin e një dyqani rrobash, në të cilin të gjitha fytyrat e grave modele janë mbuluar me ngjyrë.
8/9 Një djalë duke ecur nëpër korridorin e një dyqani rrobash, në të cilin të gjitha fytyrat e grave modele janë mbuluar me ngjyrë.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Një varg sallonesh bukurie, të cilave u janë mbuluar pllakatet me imazhe të grave - të paktën ato që kanë qenë lehtë të arritshme.
9/9 Një varg sallonesh bukurie, të cilave u janë mbuluar pllakatet me imazhe të grave - të paktën ato që kanë qenë lehtë të arritshme.
Prej kur talibanët rimorën pushtetin në Afganistan në mesin e muajit gusht, fytyrat e grave janë zhdukur egërsisht nga reklamat dhe nga muralet në kryeqytetin e vendit, teksa militantët islamikë po detyrojnë një mënyrë të re dhe të zymtë të jetës. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Blinken ka thënë se zyrtarët amerikanë janë duke bërë gjithçka që munden për nisje të fluturimeve sërish nga Afganistani, mirëpo talibanët nuk janë duke lejuar tani diçka të tillë.

Maas ka thënë se njoftimi i talibanëve për qeveri “nuk na ka bërë optimistë” dhe “nuk ka qenë shenjë për bashkëpunim ndërkombëtar apo stabilitet në shtet”.

Ai ka paralajmëruar për mundësi të “krizës së madhe humanitare” që duhet të parandalohet në Afganistan.

Ai ka thënë se në këtë shtet ka ende shtetas gjermanë, të cilët Berlini dërshiron t’i nxjerrë jashtë.

XS
SM
MD
LG