Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar. 
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
14:41 21.3.2020

Rritet numri i vdekjeve në Spanjë

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës njoftoi të shtunën se brenda 24 oëve vendi ka shënuar 324 vdekje nga koronavirusi. 

Numri i përgjithshëm i të vdekurve është 1.326 persona. 

Gjithashtu, njoftohet ka pasur një rritje të konsiderueshme të numrin të përgjithshëm të të infektuarve me Covid-19 në të gjithë vendin. 

Gati 5,000 raste më shumë janë konfirmuar, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në  24.926.

Spanja tani mendohet të jetë vendi i tretë me përhapjen më të madhe të koronavirusit, pas Italisë dhe Kinës.

 

14:15 21.3.2020

Shkon në 85 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 85 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së sotme janë regjistruar edhe 9 raste të reja me Covid 19.

Raste me koronavirus deri më tani janë regjistruar në Shkup, Dibër, Shtip, Kavadar, Gostivar dhe Ohër.

“Pacienti i vetëm që është nën aparat të frymëmarrjes, është në fazë kritike. Të gjithë pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme”, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në vet izolim janë mbi 4 mijë persona, ndërsa qeveria ka njoftuar se në dispozicion të personave të prekur janë vendosur të gjitha objektet shtetërore por edhe hotelet.

Ministri e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se 2300 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë të bllokuar në shtete tjera dhe se për evakuimin e tyre nga e hëna do të organizohen fluturime humanitare me qëllim kthimin e tyre në vend dhe vendosjen në karantinë, si masë për parandalimin të përhapjes së koronavirusit.

14:04 21.3.2020

Kosova me masa shtesë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit 

Qeveria e Kosovës ka vendosur mbylljen e më shumë operatorëve ekonomik, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, tha se shqetësim i qeverisë së Kosovës është krijimi i turmave që ka ndodhur nga operimi i këtyre bizneseve. 

“Do të mbyllen qendrat e hapura tregtare, përfshirë qarshitë, gjelltoret, qebaptoret, dhe veprimtaritë tjera për shërbim të pijeve dhe ushqimeve që mund të jenë piceritë e të tjera”, tha ministrja Hajdari. 

“Ajo që u kemi lejuar këtyre operatorëve është shërbimi i marrjes së ushqimit me vete. Pra jo hyrja e konsumatorit në lokal”, shtoi ministrja. 

Këto masa bëjnë pjesë në përditësimin e një urdhërese të datës 17 mars e cila ishte publikuar pas paraqitjes së rasteve të para me koronavirusin në Kosovë.  

Në Kosovë deri më tani janë konfirmua 24 raste me koronavirusin e ri. 

 

13:09 21.3.2020

Mbani distancë nga njëri-tjetri për të parandaluar përhapjen e koronavirusit

Distanca fizike mbi 1 metër është këshilla më e shpeshtë e ekspertëve mjekësorë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Kjo fotografi e agjencisë Reuters, tregon sesi Cameron Shaver dhe Callie Johnson, banorë të Anapolis në SHBA, po e praktikojnë distancimin. 

Cameron Shaver dhe Callie Johnson duke e praktikuar distancën
Cameron Shaver dhe Callie Johnson duke e praktikuar distancën

 

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG