Bie numri i vdekjeve në Nju Jork
Numri ditor i vdekjeve nga koronavirusit në Nju Jork ka rënë nën 400.
Guvernatori, Andrew Cuomo tha se 367 vdekjet nga koronavirusi që ndodhën gjatë 24 orëve të kaluara ishin "të tmerrshme", por ky numër është më pak se gjysma e gati 800 vdekjeve që ndodhën në një ditë të vetme gjatë pikut të pandemisë në Nju Jork.
Ai gjithashtu raportoi se numri i pacientëve të vendosur në ventilator kishte rënë .
Bizneset e ndërtimit dhe ato prodhuese do të jenë ndër të para që do të hapen sapo të fillojnë lehtësimet e masave të izolimit, tha Cuomo.
Nju Jorku është epiqendra e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.
Deri më tani në këtë shtet janë regjistruar 17,280 të vdekur nga koronavirusi.
IKSHPK njofton edhe për 32 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë, të dielën, janë konfirmuar edhe 32 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 763.
Kështu ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Numri më i madh i këtyre 32 rasteve është nga komuna e Pejës.
"Rastet pozitive janë raste kontakti, 23 raste nga komuna e Pejës , 4 raste me vendbanim në Runjevë-Kaçanik, 2 raste me vendbanim në Strellc i epërm-Deçan dhe me nga një 1 rast vendbanimet: Hoçë e Qytetit-Prizren, Sallagrazhdë-Suharekë dhe Shtime", thuhet në njoftimin e Institutit.
IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të dielën është shëruar edhe një pacient, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 166.
Deri më tani në Kosovë, 21 pacientë kanë humbur jetën. Që të gjithë kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Rreth 3 milionë të infektuar nga koronavirusi në botë
Në bazë të të dhënave të Universitetit John Hopkins në Shtetet e Bashkuara, aktualisht në botë janë rreth 3 milionë persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Numri i vdekjeve ka arritur në 205,724.
Vendi me numrin më të madh të të infektuarve janë Shtetet e Bashkuara me 957,016 dhe 54,435 vdekje.
Më pas, radhiten Spanja, Italia dhe Franca.
Koronavirusi i ri u shfaq për herë të parë në Kinë, në dhjetor të vitit të kaluar dhe shumë shpejt u përhap në tërë botën.
Kosova aktualisht ka konfirmuar 731 raste me koronavirus, ndërsa 165 janë shëruar.
Franca regjistron 242 vdekje të reja përderisa përgatitet të lehtësojë masat e izolimit
Në Francë gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 242 të të vdekurve nga koronavirusi, tha Ministria e Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 22,856.
Bllokimi i urdhëruar nga presidenti, Emmanuel Macron, për të ngadalësuar përhapjen e virusit që ka filluar më datë 17 mars, do të hiqet më 11 maj.
Macron është duke synuar të lehtësojë disa nga masat e bllokimit duke rihapur fillimisht shkollat, megjithëse qeveria ende nuk ka përgatitur një plan se si kjo mund të funksionojë në praktikë.
Franca gjithashtu u ka ofruar lehtësime shitësve me pakicë duke thënë se dëshiron që bizneset e tyre të rihapen më 11 maj.