Ndërlidhjet

Blogu i pandemisë COVID-19

Raste të të infektuarve me koronavirus kanë raportuar mbi 180 vende. Përcilleni Radion Evropa e Lirë për informacionet e reja.

Koronavirusi i ri, që është një familje e gjerë virusesh, është shfaqur për herë të parë në Kinë, në fund të vitit 2019.

  • Shenjat kryesore të infektimit me të janë: temperatura e lartë, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje.
  • Sëmundja që shkakton koronavirusi, është emëruar COVID-19.
  • Përveç Kinës, raste me koronavirus kanë raportuar edhe mbi 180 vende të tjera të botës.
  • Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën janë: 5,813,997 njerëz të infektuar, 360,389 të vdekur dhe 2,351,355 të shëruar.
  • Shtetet e Bashkuara kanë 1,721,750 raste të prekura me koronavirus dhe 101,617 të vdekur.
  • Pas tyre vjen Mbretëria e Bashkuar me 37,919 viktima.
  • Kosova ka konfirmuar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
  • Koronavirusi vjen nga një familje virusesh që mban emrin e dukjes së tij, sepse ka formën e një kurore.
  • Nga i njëjti grup virusesh vijnë edhe SARS dhe MERS - viruse që kanë shkaktuar epidemi në të kaluarën.
  • Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e koronavirusit janë: larja e rregullt e duarve, mbulimi i gojës dhe hundës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, gatimi i plotë i mishit dhe vezëve dhe shmangia e kontaktit të ngushtë me personat që tregojnë simptoma të sëmundjeve të frymëmarrjes, si kollitje dhe teshtitje.
  • OBSH-ja e ka shpallur pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19.
  • Pandemia ndodh kur një sëmundje infektive përhapet lehtësisht nga personi në person, në shumë pjesë të botës.
21:38 20.5.2020

Spanja raporton për 95 viktima të reja nga COVID-19

Të mërkurën në Spanjë u regjistruan më pak se 100 viktima nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 95 viktima nga sëmundja COVID-19, qe e shkakton koronavirusi i ri.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në këtë vend ka arritur në 27,888.

Në kulmin e epidemisë së koronavirusit, në Spanjë kishte më shumë se 900 të vdekur, për një periudhë 24 orëshe.

Të mërkurën u regjistruan 416 raste të reja me koronavirusin e ri, duke e çuar shifrën e përgjithshme të të infektuarve në 232,000.

Spanja, së bashku me Italinë dhe Britaninë e Madhe, janë ndër vendet më të prekura në Evropë nga pandemia e koronavirusit.

21:29 20.5.2020

Protesta në mbarë botën kundër izolimit

Protesta në mbarë botën kundër izolimit

Më 12 maj në Kiev të Ukrainës, artistët dhe punëtorët e industrisë së argëtimit, kërkuan mbështetje financiare nga qeveria dhe një lehtësim të masave të izolimit. 
1/15 Më 12 maj në Kiev të Ukrainës, artistët dhe punëtorët e industrisë së argëtimit, kërkuan mbështetje financiare nga qeveria dhe një lehtësim të masave të izolimit. 
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Policia ruse u përball me turmat e njerëzve që protestonin kundër urdhrave të izolimit në Vladikavkaz, Osetinë e Veriut, më 20 prill.
2/15 Policia ruse u përball me turmat e njerëzve që protestonin kundër urdhrave të izolimit në Vladikavkaz, Osetinë e Veriut, më 20 prill.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Banorët e kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, me maska ​mbrojtëse ​dhe duke praktikuar distancën fizike, protestuan kundër një qendre karantine që u krijua në lagjen e tyre. 
3/15 Banorët e kryeqytetit të Pakistanit, Islamabad, me maska ​mbrojtëse ​dhe duke praktikuar distancën fizike, protestuan kundër një qendre karantine që u krijua në lagjen e tyre. 
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Policët në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, arrestojnë mbështetësit e një partie opozitare derisa po zhvillohej protesta kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
4/15 Policët në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi, arrestojnë mbështetësit e një partie opozitare derisa po zhvillohej protesta kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Protestuesit në Tel Aviv të Izraelit morën pjesë në një demonstratë për të protestuar kundër masave të izolimit të vendosura nga qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu. 
5/15 Protestuesit në Tel Aviv të Izraelit morën pjesë në një demonstratë për të protestuar kundër masave të izolimit të vendosura nga qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu. 
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Në Kiev të Ukrainës u protestua edhe kundër mbylljes së terracave të restoraneve. 
6/15 Në Kiev të Ukrainës u protestua edhe kundër mbylljes së terracave të restoraneve. 
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Një protestuese ukrainase në Kiev mban maskë mbrojtëse me mbishkrimin "shpëto biznesin e vogël".
7/15 Një protestuese ukrainase në Kiev mban maskë mbrojtëse me mbishkrimin "shpëto biznesin e vogël".
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Një pamje e siguruar nga lartësia tregon tryezat para bashkisë së qytetit në Dortmund, Gjermani. Ato u vendosen nga pronarët e restoranteve që po përballen me vështirësi gjatë pandemisë.
8/15 Një pamje e siguruar nga lartësia tregon tryezat para bashkisë së qytetit në Dortmund, Gjermani. Ato u vendosen nga pronarët e restoranteve që po përballen me vështirësi gjatë pandemisë.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Një burrë i moshuar, i veshur me një maskë në fytyrë, arrestohet nga policia austriake në Vjenë gjatë një proteste kundër masave antikoronavirus të marra nga qeveria.
9/15 Një burrë i moshuar, i veshur me një maskë në fytyrë, arrestohet nga policia austriake në Vjenë gjatë një proteste kundër masave antikoronavirus të marra nga qeveria.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Banorët e Beogradit bëjnë zhurmë ndërsa qëndrojnë në çatinë e një ndërtese gjatë një proteste më 1 maj. Ata kundërshtonin masat e izolimit të ndërmarra nga qeveria serbe.
10/15 Banorët e Beogradit bëjnë zhurmë ndërsa qëndrojnë në çatinë e një ndërtese gjatë një proteste më 1 maj. Ata kundërshtonin masat e izolimit të ndërmarra nga qeveria serbe.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Anëtarët e një familjeje në Karaçi kërkojnë evakuimin e studentëve pakistanezë nga Kina, të cilët nuk mund të ktheheshin pas shpërthimit të koronavirusit.
11/15 Anëtarët e një familjeje në Karaçi kërkojnë evakuimin e studentëve pakistanezë nga Kina, të cilët nuk mund të ktheheshin pas shpërthimit të koronavirusit.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Më 4 maj në Itali u organizua një protestë ku kërkohej hapja e dyqaneve. 
12/15 Më 4 maj në Itali u organizua një protestë ku kërkohej hapja e dyqaneve. 
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Anëtarët e Orkestrës "Opera Australia" performojnë jashtë zyrave të Operës për t'i bërë thirrje kompanisë të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos i paguar muzikantët gjatë pandemisë.
13/15 Anëtarët e Orkestrës "Opera Australia" performojnë jashtë zyrave të Operës për t'i bërë thirrje kompanisë të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos i paguar muzikantët gjatë pandemisë.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Protestuesit në Pragë mbajnë pankarta ku shkruhej: "A keni ndonjë plan? A mund ta di?" dhe "Kur do të filloni testimin e mençur?". Protesta u organizua më 29 prill. 
14/15 Protestuesit në Pragë mbajnë pankarta ku shkruhej: "A keni ndonjë plan? A mund ta di?" dhe "Kur do të filloni testimin e mençur?". Protesta u organizua më 29 prill. 
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Autobusët dhe makinat e parkuara nga pronarët e biznesit të vogël ukrainas gjatë një proteste në Kiev më 13 maj. Ata kërkuan që autoritetet të u lejonin kthimin në punë.
15/15 Autobusët dhe makinat e parkuara nga pronarët e biznesit të vogël ukrainas gjatë një proteste në Kiev më 13 maj. Ata kërkuan që autoritetet të u lejonin kthimin në punë.
Në shumë vende të botës po organizohen protesta për të kundërshtuar masat e izolimit të cilat qeveritë i kanë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.
Previous slide
Next slide

21:04 20.5.2020

Katërmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Të mërkurën (20 maj) në Kosovë u konfirmuan edhe 14 raste të reja me koronavirus.

"Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec)", thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shendetësisë Publike (IKSHPK).

Nga të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon në 1.003.

Në njoftim, po ashtu bëhet e ditur se janë shëruar edhe tre pacientë, të cilët e çojnë në 772 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

"Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome", thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani nga sëmundja COVID-19 kanë vdekur 29 pacientë.

Në Kosovë rastet e para me koronavirusin e ri u shfaqën më 13 mars.

Për të frenuar përhapjen e mëtejmë të virusit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente të shëndetit publik.

20:20 20.5.2020

Pandemia vs. Privatësia: Gjurmimi i koronavirusit nxit shpresë dhe frikë

Krahas rritjes së numrit të testimeve për koronavirus, gjurmimi i kontakteve konsiderohet shumë i rëndësishëm për të frenuar shpërthimet e reja të sëmundjes, COVID-19, që shkakton ky virus, teksa masat e izolimit vazhdojnë të lehtësohen në gjithë botën.

Gjurmimi i kontakteve ka qenë ne zemër të betejës kundër sëmundjeve bartëse për dekada, duke përfshirë fruthin, HIV-in dhe Ebolan.

Zhdukja e një lloji të lisë në fund të viteve 1970, dikur një prej sëmundjeve më të tmerrshme në botë, ka kërkuar një përndjekje të ashpër të kontakteve, me qëllim të identifikimit të individëve të infektuar, izolimit të tyre dhe imunizimit të komuniteteve që kanë rrezikuar prekjen nga kjo sëmundje.

Mirëpo shpejtësia e përhapjes së koronavirusit e ka bërë të vështirë gjurmimin tradicional, ku përfshihet intervistimi i pacientëve, rreth asaj se kë kanë parë dhe ku kanë qenë.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në këtë link.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG