Ndërlidhjet

Shqipëria pa qetësi nga tërmetet e vazhdueshme


Çifti nga Thumana mbetet pa shtëpi
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:57 0:00

Çifti nga Thumana mbesin pa shtëpi

Të paktën 31 persona kanë mbetur të vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë të plagosur pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, përderisa ekipet e kërkim-shpëtimit edhe gjatë ditës së enjte po vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nën rrënojat e pallateve të rrëzuara.

Një tjetër tërmet i magnitudës 5,3 goditi Shqipërinë në orën 15:45 të ditës së mërkurë, duke shkaktuar lëvizje të mëtejshme të rrënojave të godinave tashmë të shembura. Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 24 kilometra në veri të Durrës, me thellësi 10 kilometra.

Qytetarët në panikë pas termetit

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:54 0:00

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.

“Mblidhemi në këtë sesion të Këshillit të ministrave, për të adresuar një situatë që fatkeqësisht ka një bilanc tragjik me deri tani 24 të vdekur, 657 të lënduar dhe fatmirësisht deri tani 45 jetë të shpëtuara nga rrënojat e një tërmeti shkatërrimtar për mijëra familje dhe sfidues për shoqërinë tonë, për shtetin dhe qeverinë tonë dhe në tërësi për kombin tonë”, tha Rama.

Vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në Thumanë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:59 0:00

Ai arsyetoi marrjen e masave të jashtëzakonshme duke shpjeguar se një masë e tillë e krijon një nivel tjetër të qeverisjes për 30 ditët e ardhshme.

“Gjendja e jashtëzakonshme nuk është thjesht çështje financash, por është një seri masash. Nuk e di a janë të gatshëm ata që e predikonin për t'iu nënshtruar këtyre masave. Kjo ka qenë arsye që ne kemi reflektuar, sepse gjendja e jashtëzakonshme përkon me marrjen ose krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditëshe”, tha kryeministri Rama.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shkuar në Durrës për të parë nga afër operacionet e kërkim-shpëtimit.

Ai shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.

“Në emër të institucioneve të Kosovës dhe të qytetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit”, tha Thaçi.

Edhe presidenti në largim i Komisionit Evropian, Jean Claude Junker i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, ku shpreh ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe konfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Shqipërisë në këto çaste të vështira për vendin.

"Me pikëllim të madh mësova për shkatërrimin që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, i dyti në dy muajt e fundit. Dëshiroj të shpreh ngushllimet e mia të thella për viktimat, familjet e tyre dhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë në këto çaste tragjike dhe ju mund të mbështeteni në ndihmën tonë”, shkruan Junker.

Ndërkohë, Papa Françesku ka dërguar "ngushëllimet e tij të përzemërta" për familjet e viktimave të tërmetit që goditi Shqipërinë.

Në një telegram drejtuar presidentit Ilir Meta, Papa Françesku thotë se Shqipëria është në lutjet e tij.

“Papa Françesku dërgon ngushëllime të përzemërta për shkëlqesinë tuaj dhe familjet e atyre që kanë vdekur pas tërmetit që goditi vendin tuaj”, thuhet ndër tjerash në telegramin nga Vatikani.

*Video: Shkatërrimet në Durrës pas tërmetit

Durrësi pas tërmetit
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:22 0:00

Shqipëria u godit të martën nga një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4, duke shkaktuar të paktën 30 viktima dhe qindra të tjerë të plagosur.

Dëme të shumta janë shënuar në ndërtesa, shtëpi dhe hotele kryesisht në zonën e Durrësit, Thumanës dhe Tiranës. Mbi 40 persona u nxorën nga rrënojat e banesave dhe pallateve të shembur nga lëkundjet e forta.

Mijëra qytetarë kanë kaluar natën në rrugët e qyteteve të prekura, nëpër çadra dhe kampe të improvizuara. Ndërkohë qeveria ka thënë se do të nënshkruajë kontratë me hotele, për t’iu ofruar strehim personave që kanë mbetur pa shtëpitë e tyre.

E mërkura është shpallur ditë zie kombëtare. Po ashtu, ditë zie është edhe në Kosovë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka anuluar pritjen shtetërore të organizuar për Ditën e Pavarësisë.

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur të anulojë pritjen shtetërore organizuar me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë”, bëri të ditur Presidenca e Shqipërisë.

Në ndihmë të autoriteteve shqiptare kanë mbërritur ekipe të specializuara nga Kosova, Italia, Greqia, Turqia dhe shumë vende tjera të cilat dërguan ekipe të specializuara të kërkim shpëtimit dhe ndihma tjera, financiare dhe ushqimore.

*Video: Nxjerrja e viktimave nga rrënojat në Thumanë

Nxjerrja e viktimave nga rrënojat në Thumanë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:45 0:00

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të Shqipërisë ka bërë të ditur se vendi është goditur nga 523 lëkundje të tokës që nga goditja e madhe e mëngjesit të së martës.

Katër lëkundjet më të fuqishme kanë qenë me magnitudë mbi 4.5 përfshirë edhe ngjarjen kryesore të tërmetit me magnitudë 6.3.

Ndërkohë 7 lëkundje janë me magnitudë 4 - 4.5 të Rihterit. Rreth 17 lëkundje janë 3.5 - 3.9, dhe pjesa tjetër janë poshtë kësaj magnitudë.

Pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit të së martës, Ministria e Arsimit të Shqipërisë, ka njoftuar se mësimi në mbarë vendin do të ndërpritet për dy ditë.

Shqipëria edhe dy muaj më parë është goditur nga një tërmet me një magnitudë 5.8 gradë të shkallës Rihter dhe intensitet 7.5 ballë. Ai u konsiderua si më i madhi i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Ai tërmet u pasua nga të paktën 350 lëkundje me një intensitet më të ulët.

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në mëngjesin e së martës, është më i fuqishmi që ka goditur Shqipërinë që nga viti 1926.

XS
SM
MD
LG