Si gabuan të gjithë me parashikimet për luftën në Ukrainë?
Natali Sevriukova duke qarë pranë shtëpisë së saj të shkatërruar nga një sulm rus me raketa në qytetin e Kievit, Ukrainë, të premten e 25 shkurtit të vitit 2022.
Më 22 shkurt 2022, kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij amerikan.
Sipas Borrellit, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka thënë se Rusia, pas disa muajve të mbledhjes së forcave në kufi me Ukrainën, do ta pushtojë këtë shtet.
“Tony Blinken më ka telefonuar dhe më ka thënë, ‘Do të ndodhë këtë fundjavë’”, ka kujtuar Borrell në një fjalim të mbajtur muaj më parë.
“Dy ditë më vonë, në orën 5:00 të mëngjesit, ata kanë nisur bombardimet në Kiev. Ne nuk e kemi besuar se kjo do të ndodhte”.
“Nuk e kemi besuar se do të nisë lufta”, ka thënë ai.
Teksa tingulli i daulles së luftës sa ka shkuar e është forcuar në muajt para nisjes së luftës - më 24 shkurt 2022 - zyrtarë perëndimorë të inteligjencës, analistë ushtarakë dhe shkencëtarë politikë, kanë tentuar të kuptojnë synimet e presidentit rus, Vladimir Putin.
Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto
1/32Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv.
"Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë", tha ajo.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/32Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/32Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/32Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/32Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/32Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin.
Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për të qenë më të sigurt, derisa Rusia sulmoi me raketa në disa qytete të mëdha.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/32Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022.
Një rrethim gati tre-mujor i qytetit port rezultoi me vrasjen e dhjetëra mijëra banorëve dhe shkatërrimin e 90 për qind të ndërtesave të tij.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/32Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/32Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën "Zemra e Qytetit të Kievit" (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/32Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/32Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022.
Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë "ëndërr" ose "frymëzim", ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/32Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/32Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/32Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
15/32Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
16/32Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj.
"Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë -- vetëm kocka, mish dhe gjak", rikujton ajo.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
17/32Olena duke qarë pranë trupit të burrit të saj, Oleksiy, i cili vdiq gjatë granatimeve në Harkiv më 26 maj 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
18/32Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t'i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
19/32Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022.
Qeveria ukrainase lëshoi një urdhër për banorët që të largoheshin nga rajoni i Donjeckut nga shqetësimi se mund të mos kishte qasje në furnizimet me ngrohje, energji elektrike apo edhe ujë të pastër për banorët e tij.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
20/32Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
21/32Në një funeral në Buça më 31 gusht 2022, Anastasia Ohrimenko, 26 vjeç, ngushëllohet nga të afërmit dhe miqtë teksa qan për humbjen e bashkëshortit të saj, Yuriy Styhlyuk, një ushtar ukrainas që u vra në luftime.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
22/32Një ushtar ukrainas me një shalqi në dorë, ngre gishtin e madh teksa një raketë lëshohet drejt vijës së frontit në rajonin e Donjeckut më 3 shtator 2022. Fruti u bë simboli i operacionit kundërsulmues të ushtrisë ukrainase për çlirimin e qytetit të Hersonit, i cili qe pushtuar nga forcat ruse në mars.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
23/32Një grua duke ngrohur qenin e saj me pallton që ka veshur, në Kivsharyvka më 16 tetor 2022. Banorët kishin jetuar pa gaz, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për tri jav.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
24/32Fotot kapin momentet para dhe pas goditjes së një droni kamikaz të prodhuar nga Rusia në Kiev më 17 tetor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
25/32Trupi i ushtarit ukrainas, Vadym Bereghnuy, 22 vjeç, para se të varroset në një varrezë në Harkiv më 17 tetor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
26/32Një çift të moshuarish duke u përqafuar. Të moshuarit janë ulur në një stol në qytetin e vijës së parë të Bahmutit gjatë një momenti qetësie nga bombardimet më 27 tetor 2022. Rajoni lindor i Ukrainës është sulmuar nga forcat ruse prej muajsh.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
27/32Ushtarët ukrainas duke qëlluar me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 20 nëntor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
28/32Një grua duke ecur me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në Kiev më 14 dhjetor 2022.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
29/32Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës Nancy Pelosi, reagojnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u dhuroi ligjvënësve një flamur ukrainas me autografe nga trupat që po luftojnë në Bahmut. Presidenti ukrainas mbajti një fjalim gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit në Uashington më 21 dhjetor 2022 gjatë vizitës në SHBA.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
30/32Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse shkatërroi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25-26 janarit 2023.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
31/32Fëmijët qëndrojnë pranë një krateri të krijuar nga goditjet raketore ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar 2023.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
32/32Një tank rus i shkatërruar i mbuluar nga dëbora në qytetin e Sviatohirsk më 12 shkurt 2023.
Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Ata e kanë analizuar edhe atë që është ditur për forcat e armatosura ruse dhe ushtrinë e papajisur të Ukrainës.
Shumë kanë besuar se Rusia nuk do të nisë luftë. Gabim.
Shumë të tjerë kanë besuar që edhe nëse nis, ushtria ukrainase do të mposhtej, kontrolli i Kievit do të fitohej brenda ditësh nga rusët dhe Qeveria ukrainase do të rrëzohej. Sërish gabim.
Një vit më vonë, teksa luftës nuk po i shihet fundi, analistët ende po tentojnë të kuptojnë si ka gabuar kaq shumë bota perëndimore.
“Unë nuk kam qenë pjesë e grupit që ka qenë i bindur se lufta do të nisë”, ka thënë Lawrence Freedman, profesor për studime të luftës në Kolegjin King të Londrës, në një koment të publikuar në dhjetor të vitit të kaluar.
“Kam qenë i bindur për mundësinë, mirëpo më është dukur hap i vetëkuptueshëm budallallëku dhe kam besuar që Putin ka opsione më të mira”.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Freedeman ka thënë se sipas këndvështrimit të tij, edhe zyrtarët amerikanë, edhe ata britanikë e kanë parashikuar se Putin do ta nisë luftën.
“Parashikimet e amerikanëve dhe britanikëve kanë rezultuar të sakta”, ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.
“Nuk ka dyshim se ka qenë sukses i jashtëzakonshëm i inteligjencës”, ka thënë Konrad Muzyka, analist i mbrojtjes me bazë në Poloni.
“Ne u patëm mësuar me dështimet e inteligjencës kur është fjala për Shtetet e Bashkuara: dështimi për të parashikuar pushtim në Gjeorgji. Siri. Gjithë zhvillimet përgjatë Luftës së Ftohtë, pushtimi në Hungari, në Çekosllovakinë e atëhershme”.
“Ajo çfarë ka parashikuar komuniteti i inteligjencës ka qenë e saktë”, ka thënë ai.
“Ata kanë bërë shumë paralajmërime, i cili me raste ka qenë luks, sepse zakonisht nuk jepen aq shumë paralajmërime”.
Jogatishmëria e shumë zyrtarëve perëndimorë për t’iu besuar këtyre paralajmërimeve ka qenë psikologjike, ka thënë Muzyka.
“Shumë njerëz kanë besuar që ‘tani jemi në shekullin XXI, konflikti është zhvilluar qe nëntë, tetë vjet’” në Donbas, në lindje të Ukrainës, ka thënë ai.
“Të gjithë kanë menduar se Rusia nuk do ta sulmonte një shtet sovran… që mbledhja e ushtrisë ka qenë blof. Ka ekzistuar një barrierë psikologjike”.
Kualiteti vs. Kuantiteti
Para nisjes së luftës, kanë qarkulluar dy qëndrime të ndryshme të ekipeve të inteligjencës, ka thënë Philip Davies, profesor për studime të inteligjencës në Qendrën Brunel për Inteligjencë dhe Studime të Sigurisë në Londër: “inteligjenca që ka paralajmëruar” dhe inteligjenca e “korrelacionit të forcave”.
“Nuk është fjala për kualitetin e koleksionit, por kualitetin e analizës”, ka thënë Davies.
“Analiza e inteligjencës paralajmëruese ka qenë jashtëzakonisht e saktë”, ka thënë ai.
“Paralajmërimet amerikane, të cilat kanë qenë më të zëshmet… kanë qenë të sakta në interval mes 7-10 ditësh, çka për këto situata do të thotë se ishte shumë e saktë”.
“Kjo ka të bëjë me fokusin”, ka thënë Freedman.
“Nuk ka qenë fokusi se çfarë kanë rusët afër kufijve. Pyetja është nëse do të përdoren pajisjet, aspekti i vështirë këtu është që të bëhen vlerësime për zgjedhjet e dikujt, për vendimet që nuk janë marrë ende”.
Pushtimi i Rusisë në Gjeorgji më 2008 ka qenë i shpejtë si drita – pothuajse të gjitha luftimet kanë përfunduar brenda pesë ditëve – mirëpo konflikti ka vënë në pah problemet me forcat e armatosura, prandaj më vonë është investuar në modernizim dhe heqje dorë nga praktikat dhe pajisjet e periudhës sovjetike.
Pas një suksesi të shkallës më të vogël në Ukrainë, më 2014, dhe më vonë në Siri, vëzhguesit perëndimorë kanë ardhur në përfundim se reformat e kanë përmirësuar aftësinë e Rusisë për të vepruar shpejt, për t’i koordinuar veprimet, për të komunikuar më mirë dhe për të përdorur teknologji “të mençur”.
Më 2020, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka deklaruar se rreth 70 për qind e pajisjeve të armatosura janë modernizuar.
Dhe, më pas ka ndodhur pushtimi i Ukrainës më 2022.
Disa muaj para se të niste lufta, agjencitë amerikane dhe britanike të inteligjencës, dhe shumë diplomatë kanë treguar në detaje se si Kremlini po e planifikon pushtimin.
Në nëntor të vitit 2021, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) William Burns, ka udhëtuar në Moskë për t'i paralajmëruar drejtpërdrejt zyrtarët rusë kundër pushtimit.
Mirëpo, siç ka thënë edhe Burnsi më vonë, "unë kam lënë më shumë telashe sesa kur ka kam arritur atje”.
Me mbi 175.000 trupa ushtarake të pozicionuara rreth kufirit me Ukrainën, dhe me dominim detar në Detin e Zi, ushtria ruse është parashikuar që do ta merrte Kievin brenda ditësh dhe do ta rrëzonte Qeverinë e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Mirëpo, përpjekjet e Rusisë për ta marrë Kievin kanë dështuar shpejt – kryesisht për shkak të mbrojtjes së suksesshme ajrore në kryeqytet, e cila e ka parandaluar uljen e parashutistëve.
Në pjesën jugore, Rusia ka shënuar më shumë sukses, duke marrë kontrollin e zonës administrative të Hersonit dhe më pas edhe të Mariupolit.
Deri në pranverë, njësitet ruse janë tërhequr nga rajonet veriore dhe janë përgatitur për ofensiva të reja në lindje të Ukrainës.
“Pse Rusia nuk ka triumfuar – pse është penguar në hyrje të qyteteve të mëdha - është kthyer në një prej pyetjeve më të rëndësishme për politikën e jashtme amerikane dhe sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, ka thënë Dara Massicot, eksperte për ushtrinë ruse në Korporatën Rand, institut amerikan, në një artikull të publikuar këtë muaj në revistën Foreign Affairs.
“Çfarë njerëzit kanë gabuar, kanë qenë vlerësimet për ushtrinë ruse”, ka thënë Freedman.
“Nuk ka qenë e paramenduar se rusët do të dilnin kaq keq”.
“Jam befasuar sa mirë ia kanë dalë ukrainasit dhe sa keq kanë performuar rusët”, ka thënë Clint Reach, hulumtues i mbrojtjes në Korporatën Rand dhe ish-linguist rus në Departamentin amerikan të Marinës dhe Mbrojtjes.
“Pavarësisht planit të keq rus, Rusia ka treguar se nuk e ka ushtrinë që kemi menduar se e ka. Dhe, këto pritje për Rusinë janë bazuar në vlerësimet se modernizimi dhe përpjekjet për trajnim në dekadën e fundit do të prodhonin rezultate më të mira në fushëbetejë. Por, nuk kemi parë diçka të tillë”.
“Rusët kanë punuar shumë për të ndërtuar një paraqitje të rreme të kapaciteteve ushtarake”, ka thënë Davies.
Ai e ka përmendur shembullin e tankut më të ri rus – T-14 Armata – i cili, pavarësisht përshkrimeve dhe teknologjisë së përdorur në të, ende nuk është dërguar në luftën në Ukrainë.
“Është e lehtë ta shikosh armikun në letër, shikojani pajisjet…. Mund të bësh edhe fotografi satelitore, t’ia numërosh tanket dhe pajisjet luftarake dhe të bësh bilancin, cila palë ka më shumë”, ka thënë ai.
“Mirëpo, gatishmëria për t’i përdorur ato, aftësia për t’i përdorur, ato nuk mund t’i shohësh përmes fotografive satelitore”.
“Fatkeqësisht, edhe unë kam qenë në anën e gabuar, kam pasur vlerësime të gabuara për ushtrinë ruse dhe kapacitetet e saj për të sulmuar Ukrainën”, ka thënë Muzyka.
“Ne i dimë stërvitjet, investimet që rusët kanë bërë prej vitit 2012, ata është dukur se mund t’ia dalin shumë më mirë”, ka thënë ai.
“Ne kemi besuar se të gjitha degët ushtarake do të performonin më mirë, sidomos në pjesët veriore të Ukrainës”.
Prognozë e gabuar është bërë edhe për Ukrainën, pasi ekspertët kanë besuar se ushtria e saj nuk do të mund t’i bëjë ballë ushtrisë ruse.
Mirëpo, e pajisur me armë dhe inteligjencë perëndimore, forcat ukrainase kanë penguar përpjekjet e hershme të Rusisë për të fituar kontrollin e Kievit.
“Ne nuk e kemi parashikuar që Ukraina do të rezistonte në këtë mënyrë efektive”, ka thënë Borrell në fjalimin e tij në tetor.
“I kam vlerësuar më shumë sesa duhet kapacitetet ruse”, ka thënë Muzyka.
“Në anën tjetër, duhet kujtuar edhe konfuzionin dhe kaosin në anën ukrainase, ditët e para të luftës”.
“Gjëja e vetme që i ka ndalur rusët nga shkuarja në Kiev ka qenë një grup i qindra vullnetarëve, të cilët janë përgatitur me luftë për muaj dhe ka qenë rezistenca e tyre në Buça dhe Irpin që e ka penguar avancimin rus”.
Më vonë, Ukraina e ka befasuar Rusinë – dhe vëzhguesit e jashtëm – kur ka nisur një kundërofensivë në rajonin e Harkivit dhe zonën verilindore, duke i shtyrë forcat ruse drejt rajonit të Hersonit në jug, derisa ato dikur janë tërhequr afër Lumit Dnjepër – duke braktisur kryeqytetin e vetëm rajonal që e kanë pasur nën kontroll prej nisjes së luftës.
“Nuk e kam besuar se ukrainasit do të luftonin aq mirë”, ka thënë Davies.
“E kam pasur një qasje goxha pesimiste dhe e kam menduar se skenari më i mirë është që Rusia të vuajë nën sanksione për 20 vjetët e ardhshëm”.
Ekspertët janë ndalur edhe te një pikë komplekse e pushtimit rus në Ukrainë: te paaftësia apo jogatishmëria e Rusisë për ta përdorur më fuqishëm forcën ajrore.
E pajisur me armatim anti-ajror perëndimor, Ukraina ka vazhduar të operojë flotën e saj më të vogël të aeroplanëve luftarakë të ndërtuar nga sovjetikët, për të shmangur mundësinë e goditjes së forcave të saj tokësore nga aeroplanët rusë.
“Ne kemi menduar se rusët, jo vetëm që do të jenë superiorë në fuqinë ajrore, por edhe do të dinë si të manovrojnë”, ka thënë Freedman.
Qeveritë perëndimore dhe analistët nuk kanë qenë vetëm në parashikimet e tyre të gabuara se si do të zhvillohej lufta në Ukrainë.
Edhe inteligjenca ruse ka çaluar, sipas disa mediave ruse dhe deklaratave të zyrtarëve perëndimorë.
Një shembull i cituar gjerësisht ka përfshirë një departament të agjencisë kryesore të sigurisë në Rusi – Shërbimi Federal i Sigurisë – e cila është përgjegjëse për analiza lidhur me politikat e brendshme të Ukrainës.
Në raportime të pakonfirmuara, disa muaj pas nisjes së luftës, është thënë të jenë arrestuar zyrtarë të lartë të agjencisë, nën dyshimet se me qëllim i kanë dorëzuar Kremlinit vlerësime optimiste se Qeveria e Zelenskyt do të binte shpejt.
Më pas shtrohet edhe pyetja se sa ka ditur vetë Ukraina për synimet e Rusisë, ka thënë Davies.
“Është një qen që nuk po leh natën në gjithë këto diskutime”, ka thënë ai.
“E kam një dyshim të fshehtë… që ukrainasit kanë pasur inteligjencë të mirë për rusët”, ka thënë Davies, "dhe kanë pasur mjaftueshëm kohë për të investuar në sigurimin e inteligjencës së mirë nga rusët. Ata duket se kanë qenë më të përgatitur sesa kushdo tjetër për kapacitetet e ushtrisë ruse”.
"Unë mendoj se kur të dalin të gjitha dokumentet pas shumë vjetësh, ato do të jenë shumë më domethënëse për mënyrën si kanë funksionuar gjërat, sesa që jemi duke i vlerësuar ne tani”.