Ndërlidhjet

Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë


Klinika Infektive në Prishtinë
Klinika Infektive në Prishtinë

Në Kosovë u konfirmuan të shtunën shtatë raste të reja me koronavirus.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 1,347 mostrave, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Sipas raportit të saj ditor, në 24-orëshin paraprak u shëruan 22 pacientë nga koronavirusi, ndërsa raste aktive mbeten 134.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 107,842.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë vdekur dhe 105,444 janë shëruar.

Në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë dhënë 7,741 vaksina kundër koronavirusit.

Në total janë vaksinuar 252,938 qytetarë - prej tyre 63,529 me nga dy doza.

Vaksinimi në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa fushata e imunizimit masiv ka filluar më 15 qershor.

Në Kosovë aktualisht jepen dy vaksina kundër koronavirusit: Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

XS
SM
MD
LG