Ndërlidhjet

Pesë raste të reja me koronavirus në Kosovë


Një pacient duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë - foto arkivi
Një pacient duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë - foto arkivi

Pesë raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.

Ato rezultuan pas testimit të 358 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, duke u thirrur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Tetë pacientë u shëruan nga koronavirusi në 24 orët e kaluara, ndërsa raste aktive mbeten 104, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Kosova ka regjistruar gjithsej 107,926 raste me koronavirus.

Prej tyre, 2,265 pacientë kanë vdekur dhe 105,557 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë është duke u zhvilluar vaksinimi masiv i qytetarëve, që do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të regjistrohen për t’u imunizuar.

Deri të martën, në Kosovë janë dhënë mbi 324,000 vaksina.

Qeveria e Kosovës ka thënë se ka prioritet vaksinimin e 60 për qind të qytetarëve deri në fund të vitit.

XS
SM
MD
LG