Ndërlidhjet

Lajme

Të paktën 41 të vrarë në Ukrainë, sulmohet edhe spitali i fëmijëve në Kiev

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona janë vrarë dhe së paku 140 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi “masiv” me raketa të kryer nga Rusia në Kiev dhe qytete të tjera. Gjatë sulmeve të 8 korrikut u godit edhe spitali i fëmijëve në Kiev, si dhe ndërtesa banimi dhe infrastrukturë tjetër në mbarë vendin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se “mbi 40 raketa të llojeve të ndryshme” shënjestruan Kievin, Dnipron, Krijvi Rihun në qendër të Ukrainës dhe Kramaorskun dhe Sllovjanskun në rajonin lindor të Donjeckut.

“Të gjitha shërbimet janë të angazhuara për të shpëtuar sa më shumë njerëz”, tha ai përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se ky ishte “një prej sulmeve më të këqija” në kryeqytetin ukrainas në 28 muaj luftë në shkallë të plotë.

Një video e incizuar nga Radio Evropa e Lirë në spitalin e fëmijëve, Ohmadyt, në Kiev, shfaqi radhë të njerëzve që po ndihmonin të pastronin vendin nga rrënojat e ndërtesës.

“Ka njerëz nën rrënoja, numri i saktë i viktimave nuk dihet”, tha Zelensky në rrjetet sociale, duke thënë se spitali Ohmadyt “është një prej spitaleve më të rëndësishme të fëmijëve, jo vetëm në Kiev, por po ashtu në Evropë”.

Raketat ruse godasin spitalin e fëmijëve në Kiev

Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve "Ohmatdyt" në Kiev, pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga forcat ruse më 8 korrik.

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona u vranë dhe së paku 141 të tjerë u plagosën në një sulm "masiv" me raketa ruse gjatë ditës në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.

1/14 Vullnetarët, mjekët dhe punonjësit e shpëtimit duke kërkuar për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve "Ohmatdyt" në Kiev, pas një sulmi vdekjeprurës me raketa nga forcat ruse më 8 korrik.

Autoritetet ukrainase thanë se të paktën 41 persona u vranë dhe së paku 141 të tjerë u plagosën në një sulm "masiv" me raketa ruse gjatë ditës në kryeqytet dhe disa qytete të tjera.

Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke i qëndruar pranë një fëmije jashtë spitalit të dëmtuar.

2/14 Një grua duke i qëndruar pranë një fëmije jashtë spitalit të dëmtuar.

Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sulmet e mëngjesit goditën edhe ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën përreth Kievit.

"Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan", shkroi presidenti Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale.
3/14 Sulmet e mëngjesit goditën edhe ndërtesat e banimit dhe infrastrukturën përreth Kievit.

"Më shumë se 40 raketa të llojeve të ndryshme. Ndërtesat e banimit, infrastruktura dhe një spital për fëmijë u dëmtuan", shkroi presidenti Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit duke larguar rrënojat ndërsa kërkojnë për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se sulmi ishte "një nga më të këqijtë" në qytet në luftën 28-mujore.
4/14 Njerëzit duke larguar rrënojat ndërsa kërkojnë për të mbijetuar në spitalin e fëmijëve.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, i tha agjencisë Reuters se sulmi ishte "një nga më të këqijtë" në qytet në luftën 28-mujore.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë e ruan një tjetër fëmijë pranë automjeteve të dëmtuara.

“Ne dëgjojmë zëra, njerëzit janë nën rrënoja”, tha Klitschko.
5/14 Një vajzë e ruan një tjetër fëmijë pranë automjeteve të dëmtuara.

“Ne dëgjojmë zëra, njerëzit janë nën rrënoja”, tha Klitschko.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Brenda spitalit, fëmijët janë nën kujdesin e personelit.
6/14 Brenda spitalit, fëmijët janë nën kujdesin e personelit.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua duke qarë përqafon një vajzë të re të plagosur.
7/14 Një grua duke qarë përqafon një vajzë të re të plagosur.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një grua të plagosur.
8/14 Ekipet e shpëtimit nxjerrin nga rrënojat një grua të plagosur.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Dy gra duke i mbajtur pacientët jashtë spitalit të dëmtuar.

9/14 Dy gra duke i mbajtur pacientët jashtë spitalit të dëmtuar.

Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një punonjës shpëtimi bën një pushim të shkurtër.
10/14 Një punonjës shpëtimi bën një pushim të shkurtër.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
I hapur më 1894, "Ohmatdyt" është spitali më i madh i fëmijëve në Ukrainë.
11/14 I hapur më 1894, "Ohmatdyt" është spitali më i madh i fëmijëve në Ukrainë.
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Sulmi dëmtoi gjithashtu disa ndërtesa banimi në Kiev, duke lënë pas makina dhe oborre duke u djegur.

12/14 Sulmi dëmtoi gjithashtu disa ndërtesa banimi në Kiev, duke lënë pas makina dhe oborre duke u djegur.

Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pretendimet e Kievit se kishte shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile në sulm, ishin "absolutisht të pavërteta".
13/14 Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pretendimet e Kievit se kishte shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile në sulm, ishin "absolutisht të pavërteta".
Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua ulet pranë trupave të të afërmve të saj të vrarë gjatë sulmeve me raketa.

Forcat ruse kanë shënjestruar vazhdimisht kryeqytetin me breshëri masive që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Sulmi i fundit i madh në Kiev me dronë dhe raketa ishte muajin e kaluar.

14/14 Një grua ulet pranë trupave të të afërmve të saj të vrarë gjatë sulmeve me raketa.

Forcat ruse kanë shënjestruar vazhdimisht kryeqytetin me breshëri masive që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022. Sulmi i fundit i madh në Kiev me dronë dhe raketa ishte muajin e kaluar.

Rusia lëshoi ​​dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës më 8 korrik, duke vrarë të paktën 41 njerëz dhe duke shkatërruar një spital për fëmijë në Kiev, thanë zyrtarët. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Moska – që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – vazhdimisht ka mohuar se shënjestron ndërtesat e banimit, shkollat, spitalet dhe infrastrukturën tjetër civile, pavarësisht dëshmive që thonë të kundërtën.

Forcat ajrore të Ukrainës shpallën gatishmëri ajrore në mbarë Ukrainën para mesditës së 8 korrikut, pas kërcënimit të dyshuar për sulme me raketa balistike, përderisa thanë se po luftojnë që të zmbrapsin sulmet ndaj Kievit.

Shpërthimet në Kiev u dëgjuan rreth orës 10:30 sipas kohës lokale, teksa administrata ushtarake e qytetit u kërkoi qytetarëve të qëndronin në strehimore derisa të ndalej alarmi për sulme ajrore.

Ushtria tha se më pas u lëshua alarmi për sulme në mbarë vendin.

Sulmet gjatë ditës në Ukrainë janë të rralla, edhe pse Rusia që gjashtë muaj ka intensifikuar bombardimin e qendrave të banuara të Ukrainës dhe ka shënjestruar infrastrukturën e energjisë.

Pacientët e spitalit të fëmijëve në Kiev, pas sulmit rus.

Forcat ukrainase thanë po ashtu se gjatë natës kanë rrëzuar të paktën tri raketa lundruese. Sipas komandantit të forcave ajrore, gjeneralit Mykola Oleshchuk, raketat u rrëzuan në rajonet e Zhitomirit dhe Çerkasit.

Në Krijvi Rih dhe në Dnipropetrovsk autoritetet raportuan për të paktën dhjetë të vrarë dhe 30 të plagosur gjatë një “sulmi masiv ajror të armikut”.

Në verilindje, kryetri i Harkivit, Ihor Terekhov, tha se dy gra u hospitalizuan pasi u plagosën gjatë granatimeve ruse në tri ndërtesa banimi.

Më vonë gjatë 8 korrikut, guvernatori i Harkivit tha se të paktën pesë persona u vranë në rajon.

Ndërkaq, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase raportoi se luftimet në terren po vazhdojnë, përderisa Rusia po vazhdon ofensivën e saj në rajonin e Harkivit. Sipas ushtrisë ukrainase, duket se Rusia po kryen ofensivë edhe në Pokrovsk të Donjeckut, ku të paktën tre persona janë vrarë si pasojë e sulmeve me raketa.

Ushtria tha se trupat po tentojnë të “stabilizojnë” situatën për të parandaluar forcat ruse që të avancojnë më shumë në territorin ukrainas në këtë zonë.

XS
SM
MD
LG