Ndërlidhjet

Sulmi me thikë në Gjermani "mund të ketë" motive islamiste


Ilustrim.
Ilustrim.

Hetuesit gjermanë kanë thënë të martën se dyshojnë se ka pasur motive ekstremiste mbrapa sulmit me thikë nga një burrë somalez, çka rrezikon rihapjen e debatit për migrimin, gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme.

Autoritetet në shtetin e Bavarisë, ka thënë se po rriten të dhënat për të dyshuarin, një azilkërkues nga Somalia me histori të problemeve mendore dhe vetem me lejeqëndrim të përkohshëm, që mund të jetë radikalizuar.

“Zyra Qendrore e Bavarisë për Ekstremizëm dhe Terrorizëm, është duke trajtuar këtë rast, pasi mund të ketë motive islamiste”, kanë thënë prokurorët shtetërorë të Bavarisë dhe hetuesit shtetërorë penalë, përmes një deklarate.

I dyshuari 24-vjeçar, ka kryer sulmin me thikë në qytetin Vuerzburg, duke therur tri gra për vdekje dhe duke lënë gjashtë persona tjerë të plagosur seriozisht.

Somalezi i dyshuar, i cili ka arritur në Gjermani më 2015, ka nisur sulmin fillimisht në qendër, e më pas në një bankë.

Ai është ndalur nga kalimtarët e rastit, e më pas nga zyrtarët policorë, të cilët e kanë qëlluar në këmbë.

Sipas dokumentacionit në polici, i dyshuari është trajtuar më parë në një institucion psikiatrik, dhe se nuk është njohur si islamst.

Megjithatë, autoritetet gjermane kanë thënë se një numër faktorësh, mund ta bëjnë sulmin me motive ekstremiste.

Në mesin e tyre përfshihen edhe deklaratat e dëshmitarëve se i dyshuari ka qarë duke thënë Allahu Akbar (Zoti është më i madhi) gjatë sulmit dhe ka folur për “xhihadin” nga shtrati i tij në spital, sa ka qenë në mbajtje.

XS
SM
MD
LG