Ndërlidhjet

Të riparohet a të mbyllet? Dilemat për Kosovën A

Oxhaqet e termocentralit Kosova A.
Oxhaqet e termocentralit Kosova A.

Jo të gjithë pajtohen se investimet në Termocentralin Kosova A, që i parashikon Qeveria e Kosovës, janë të nevojshme.

Mbështetësit argumentojnë se ato duhen për të garantuar sigurinë energjetike, por kritikët nxjerrin në pah ndikimin në ndotjen e ajrit dhe infrastrukturën e vjetruar të termocentralit.

Termocentrali Kosova A - i cili gjeneron rrymë me thëngjill, është i vjetër me dekada dhe i ka dy blloqe jashtë funksionit - ka qenë e paraparë të mbyllej deri në vitin 2017 me Marrëveshjen e Komunitetit të Energjisë së Evropës Juglindore.

Kjo nuk ka ndodhur dhe Qeveria e tashme e Kosovës e ka përfshirë atë në Strategjinë për Energji 2022-2031, e cila parasheh investime.

Korporata Energjetike e Kosovës, e cila ka nën menaxhim Termocentralin Kosova A dhe Termocentralin tjetër Kosova B, nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kanë filluar investimet dhe sa do të jetë vlera e tyre.

Ngjashëm as Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila ka hartuar Strategjinë për Energji.

Çfarë kapaciteti ka Kosova A?

Rreth 35 për qind e konsumatorëve të Kosovës varen nga prodhimi i rrymës i Termocentralit Kosova A.

Ky termocentral përbëhet prej pesë blloqesh. I pari i tij, A1, ka nisur prodhimin në vitin 1962, ndërsa i fundit, A5, më 1975.

Për shkak të vjetërsisë, dy blloqe të tij nuk funksionojnë fare.

Kosova A dhe Kosova B - të dyja me thëngjill - plotësojnë 80 për qind të nevojave të Kosovës për rrymë.

Në vitin 2020, Kosova dhe vende të tjera të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar Deklaratën për Agjendën e Gjelbër, përmes së cilës janë zotuar se, deri në vitin 2050, do t’i japin fund prodhimit të energjisë nga thëngjilli dhe do të kalojnë në burime të ripërtërishme.

Strategjia për Energji 2022-2031 e Kosovës përqendrohet tek investimet në këto burime, por një pjesë përfshin edhe Termocentralin Kosova A, përkatësisht investimet në së paku një njësi apo bllok të tij.

Në dokument thuhet se njëra njësi do të rinovohet deri në fund të vitit 2024, ndërsa vendimi për rinovimin ose mbylljen e njësisë së dytë do të merret më së voni më 2024.

“Njësia e riparuar do të punojë si rezervë strategjike nga viti 2028 deri në vitin 2030 dhe do të jetë në dispozicion në sezonin e ngrohjes, kur kërkesa për energji elektrike është më e lartë, ose në raste të krizave energjetike”, thuhet në dokument.

A ka Kosova alternativa?

Për Dardan Abazin, ekspert i politikave të energjisë në Institutin për Politika Zhvillimore në Kosovë, INDEP, investimi në blloqe të vjetruara, që do të shfrytëzoheshin në kohë krizash, është “argument i dobët”.

Ai thotë se prioritet duhet të kenë investimet në burimet e ripërtërishme, ndërsa në raste krizash alternativë mund të jenë vendet e rajonit.

“...sepse, Kosova e ka bashkuar tashmë tregun energjetik me Shqipërinë përmes bursës ALPEX”, thotë ai, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2020.

Me këtë marrëveshje, dy vendet, përmes Bursës Shqiptare të Energjisë (ALPEX), mund të sigurojnë energji për konsumatorët e njëra-tjetrës, me planifikim një ditë përpara.

Zeqir Veselaj, profesor i lëndës “Edukimi mjedisor për zhvillim të qëndrueshëm” në Universitetin e Prishtinës, problemin e investimit në termocentrale me thëngjill e sheh te ndotja e ajrit.

Sa përdoret qymyri për rrymë në rajon?

Sa përdoret qymyri për rrymë në rajon?
Sa përdoret qymyri për rrymë në rajon?

Këto termocentrale të Kosovës janë ndër ndotësit më të mëdhenj në Evropë, ka vlerësuar në vitin 2019 grupi i OJQ-ve mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore, “Bankwatch Network”.

“Kam rezerva se a mund të jenë produktive ato investime, me parametra të pranueshëm mjedisorë, në një termocentral që i ka mbushur më shumë se 50 vjet”, thotë Veselaj.

“Në kushte normale, [Termocentrali Kosova A] është dashur të hiqej nga përdorimi, ashtu siç është planifikuar vite më parë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Por, ish-drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj, konsideron se investimet në Kosovën A janë të nevojshme, meqë ajo mbulon rreth 35 për qind të nevojave për rrymë.

“Kosova ka burime të kufizuara alternative”, thotë Gjukaj.

“Vonesat në ndërtimin e njësive të reja do të kishin pasoja afatgjate për sektorin e energjisë, edhe ashtu të rënduar”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Në Institutin për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë vlerësojnë, po ashtu, se Kosova nuk ka as mundësi financiare e as resurse të tjera për të bërë një tranzicion të shpejtë në energjinë e ripërtërishme.

Andaj, thuhet në një deklaratë të këtij instituti për REL-in, është e rëndësishme që të investohet përkohësisht në termocentralet ekzistuese, por duke u vendosur elektrofiltra, që do të minimizonin ndotjen e ajrit.

Aktualisht, mbi 20 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga burimet alternative, si: hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet me diell.

Ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka thënë më herët se synim i vendit është që pas vitit 2031, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme.

Energjia e gjelbër nga kodrat e Kamenicës

Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.
1/19 Mbi 90 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit në termocentralet e Obiliqit.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Viteve të fundit në Kosovë është rritur përpjekja për të rritur burimet e energjisë së ripërtërishme.<br />
<br />
&nbsp;
2/19 Viteve të fundit në Kosovë është rritur përpjekja për të rritur burimet e energjisë së ripërtërishme.

 
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Një nga projektet që është në funksion është edhe parku i erës Kitka në komunën e Kamenicës.
3/19 Një nga projektet që është në funksion është edhe parku i erës Kitka në komunën e Kamenicës.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në Parkun e Erës Kitka.
4/19 Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në Parkun e Erës Kitka.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kitka është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat.
5/19 Kitka është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
6/19 Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, investim nga kompania turke &ldquo;Guirish&rdquo;.
7/19 Ndër projektet që gjenerojnë energji të ripërtërishme në Kosovë, është një park i erës në Bajgorë të Mitrovicës së Jugut - që është një bashkëpunim firmash nga Kosova, Gjermania dhe Izraeli - si dhe një tjetër i ngjashëm në Kitkë të Kamenicës, investim nga kompania turke “Guirish”.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Parku i Bajgorës, filloi prodhimin në fund të vitit 2021 dhe ka rreth 30 turbina, prodhim i kompanisë General Electric.
8/19 Parku i Bajgorës, filloi prodhimin në fund të vitit 2021 dhe ka rreth 30 turbina, prodhim i kompanisë General Electric.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Në një përpjekje për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të ripërtrishme në Kosovë, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një ankand për investitorë të mundshëm në këtë fushë dhe fituesi i këtij ankandi pritet të shpallet në javët në vazhdim.
9/19 Në një përpjekje për të rritur prodhimin e energjisë përmes burimeve të ripërtrishme në Kosovë, Ministria e Ekonomisë ka zhvilluar një ankand për investitorë të mundshëm në këtë fushë dhe fituesi i këtij ankandi pritet të shpallet në javët në vazhdim.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova vazhdimisht ka thënë se po bën përpjekje për ta shtyrë tranzicionin energjetik të vendit, ku shumica e energjisë elektrike ende prodhohet nga&nbsp;qymyri.
10/19 Kosova vazhdimisht ka thënë se po bën përpjekje për ta shtyrë tranzicionin energjetik të vendit, ku shumica e energjisë elektrike ende prodhohet nga qymyri.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.
11/19 Rreth 82 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e qymyrit, ndërsa pjesa tjetër nga burimet e ripërtërishme të energjisë, ku përfshihen: hidrocentralet, centralet e erës dhe panelet diellore.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Për dallim prej projekteve tjera në fushën e energjisë së ripërtërishme, projektet e hidrocentraleve janë kundërshtuar nga banorët lokalë që jetojnë pranë lumenjve. Kjo çoi në ndërmarrjen e masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të reja.
12/19 Për dallim prej projekteve tjera në fushën e energjisë së ripërtërishme, projektet e hidrocentraleve janë kundërshtuar nga banorët lokalë që jetojnë pranë lumenjve. Kjo çoi në ndërmarrjen e masave nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në parandalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të reja.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të vitit 2023, ku synohet realizimi i një parku solar (energji diellore), me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë.
13/19 Kosova hapi ankandin e parë për energji solare në maj të vitit 2023, ku synohet realizimi i një parku solar (energji diellore), me kapacitet prodhimi prej 100 megavatesh në orë.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë diellore për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.
14/19 Kosova në ankand ofron tokën publike me qira për 30 vjet, qasje të lehtë për automjete dhe pajisje, marrëveshje të garantuar për blerje të energjisë diellore për 15 vjet dhe lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti. Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t&rsquo;i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.
15/19 Kuvendi i Kosovës miratoi Strategjinë për Energji 2022-2031 në mars të këtij viti. Në bazë të saj, Kosova synon që deri në vitin 2031 të arrijë që 35 për qind të nevojave për energji, t’i gjenerojë nga energjia e ripërtërishme.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Bashkimi Evropian ku Kosova ka synim të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.
16/19 Bashkimi Evropian ku Kosova ka synim të integrohet - ka caktuar disa afate për mbylljen graduale të termocentraleve me thëngjill, meqë djegia e tij ndikon negativisht edhe në ngrohjen globale.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.
17/19 Me anë të nënshkrimit të Marrëveshjes së Samitit të Sofjes, Kosova është zotuar se deri në vitin 2050 do të dekarbonizohet apo do të zvogëlojë varësinë nga thëngjilli.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për mbi 85% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë.
18/19 Të dhënat lidhur me emetimin e gazrave serrë në Kosovë janë të mangëta, mirëpo Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) raporton se ndotësi kryesor është sektori i energjisë, i cili ishte përgjegjës për mbi 85% të dyoksidit të karbonit të emetuar në atmosferë.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Sipas njohësve të fushës së energjetikës, Kosova mund t&rsquo;i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.
19/19 Sipas njohësve të fushës së energjetikës, Kosova mund t’i arrijë synimet për dekarbonizim duke u përqendruar në projekte për reduktimin e energjisë së humbur shkaku i rrjetit të vjetër, si dhe në instalimin e centraleve diellore dhe të erës.
Më 2 shkurt, një petk i hollë bore qëndronte ende në tokën nën turbinat e larta që prodhojnë energji elektrike në parkun e erës Kitka që është një prej parqeve të para të erës në Kosovë dhe ka kapacitet 32megavat. Ky park nisi prodhimin e energjisë elektrike në vitin 2018.
Previous slide
Next slide

Pse nuk është mbyllur Kosova A?

Në vitin 2017, kur është thënë se do të mbyllej Kosova A, ka qenë e paraparë të hynte në funksion termocentrali i ri Kosova e Re.

Ky projekt është rishikuar dhe shtyrë disa herë dhe në fund nuk është realizuar.

Banka Botërore, fillimisht, i ka dhënë mbështetje, por më pas është tërhequr, duke deklaruar se nuk do ta mbështesë më ndërtimin e një termocentrali me thëngjill.

Më pas është tërhequr edhe kompania fituese e tenderit për ndërtimin e tij, Contour Global.

Nevojat e Kosovës për energji elektrike i tejkalojnë kapacitetet e prodhimit, sidomos gjatë dimrit.

Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë.

Këtë diferencë, ajo zakonisht e importon nga jashtë.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG