Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?
Një person mban në duar një fëmijë të nxjerrë nga rrënojat në qytetin Harim, në provincën Idlib të Sirisë. 8 shkurt 2023.
AFP
Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kërkim-shpëtimit po i afrohen kufirit vendimtar prej 72 orësh, tha një ekspert i reagimit të shpejtë dhe shpëtimit, të mërkurën.
Më shumë se 90 për qind e të mbijetuarve të tërmetit shpëtohen brenda tri ditëve të para, tha Ilan Kelman, një profesor i fatkeqësive dhe shëndetit në University College London.
Por, ky numër mund të ndryshojë ndjeshëm në varësi të motit, pasgoditjeve dhe sa shpejt ekipet e shpëtimit dhe pajisjet mund të mbërrijnë në vendngjarje. Aktualisht, të gjithë faktorët janë kundër këtyre përpjekjeve në Turqi dhe Siri.
Më shumë se 11.200 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë janë lënduar pas tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në orën 04:17 në mëngjesin e së hënës.
Në prag të mbylljes së dritares vendimtare 72-orëshe të enjten në mëngjes, Kelman i shpjegoi agjencisë së lajmeve, AFP, pse kjo kornizë kohore është kaq e rëndësishme.
Lëndimet, temperaturat, uji
“Përgjithësisht, tërmetet nuk vrasin njerëz, infrastruktura që shembet vret njerëz”, tha Kelman, i cili ka publikuar hulumtime mbi reagimet e shpëtimit nga tërmetet.
Faktori më urgjent është marrja e kujdesit mjekësor për njerëzit e shtypur nën ndërtesat e shembura “përpara se të vdesin", tha ai.
Kelman tha se moti është gjithashtu një faktor kyç dhe se “aktualisht, është plotësisht kundër nesh".
Rajonet e goditura nga tërmetet janë përballur me temperaturat të ulëta, ngrica, shi e borë që nga 6 shkurti.
"Kjo për fat të keq do të thotë mund të shkaktohet hipotermia dhe njerëzit me siguri po vdesin, për fat të keq, edhe për shkak të motit", tha Kelman.
Ata që arrijnë t'i mbijetojnë të ftohtit dhe lëndimeve të tyre kanë ende nevojë për ushqim dhe ujë.
Pa ujë, shumë njerëz "do të fillojnë të vdesin në tri, katër, pesë ditë", tha Kelman.
Pasgoditjet, të cilat ndodhën në ditët pas tërmetit të fuqishëm, mund t’i shembin më tej ndërtesat, duke paraqitur "një rrezik të madh dhe të frikshëm", si për të mbijetuarit, ashtu edhe për ata që përpiqen t'i shpëtojnë ata, shtoi ai.
Rajonet e goditura nga tërmeti janë tronditur nga pasgoditje të pamëshirshme, duke përfshirë një lëkundje masive me magnitudë 7.5 të hënën.
Kelman tha se në rrethana normale, "shumica dërrmuese e të mbijetuarve nxirren jashtë brenda 24-orëve nga ekipet lokale, shpesh duke përdorur jo më shumë se duart e tyre ose ndonjë lopatë".
Dhjetëra vende janë zotuar se do të dërgojnë ekipe kërkimi dhe shpëtimi, si dhe furnizime ndihme në Turqi dhe Siri.
*Video: Kërkimi për të mbijetuarit e tërmeteve në Turqi
Por, tërmeti ndodhi në "një zonë të largët, në një zonë konflikti, ku është shumë e vështirë të intervenohet", tha Kelman.
Në përgjithësi duhen të paktën 24 orë që ekipet ndërkombëtare të shpëtimit të arrijnë dhe të fillojnë përpjekjet për shpëtim.
"Në atë pikë, një numër i madh i njerëzve që mund të kishin mbijetuar, tashmë kanë vdekur", tha Kelman.
Sa i përket zonave të goditura, që janë në mes të konfliktit pranë kufirit sirian, qasja është edhe më e ndërlikuar.
"Dhe me sa kam parë unë, ekipet e shpëtimit as nuk kanë arritur të kenë qasje të plotë në shumë nga zonat apo vendbanimet e përkohshme për njerëzit e zhvendosur", tha Kelman.
Si gjenden të mbijetuarit?
Ka një sërë mënyrash që ekipet e shpëtimit mund të gjejnë të mbijetuarit e tërmetit, duke përfshirë qentë që nuhasin nëpër rrënoja.
Një ekip i famshëm i qenve të shpëtimit nga tërmeti është duke ardhur nga Meksika në Turqi, bëri të ditur Kelman.
Gjithashtu, robotët dhe dronët po përdoren për të hyrë në hapësira të vogla që janë shumë të rrezikshme për njerëzit.
Pasi të gjendet një i mbijetuar, shpëtimtarët duhet të vendosin se si t'i nxjerrin nga aty.
*Video: "S'ka kush t'i shpëtojë"
Mund të nevojiten pajisje të mëdha, si vinça, për të ngritur pllakat e ndërtesave të shembura.
Ndonjëherë është e nevojshme të amputohet një gjymtyrë "e cila është e shtypur nën një shtyllë ose një copë muri", tha Kelman.
Para fillimit të 72 orëve
Kelman theksoi se "një operacion i suksesshëm shpëtimi duhet të fillojë dekada para tërmetit - në përpjekje për të ndaluar në radhë të parë kolapsin e infrastrukturës".
Bota mobilizohet për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë
1/14Një ekip i ndihmës nga Shqipëria është nisur drejt Turqisë më 6 shkurt. Ekipi përbëhet nga 53 persona - personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
2/14Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur drejt Turqisë më 6 shkurt. Kontingjenti përbëhet nga specialistë të kërkim-shpëtimit urban, personel mjekësor ushtarak dhe qen shpëtimi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
3/14Zjarrfikësit gjeorgjianë duke hipur në një autobus për në Turqi në një vend të paspecifikuar në Gjeorgji më 6 shkurt. Tbilisi ka dërguar 60 specialistë kërkim-shpëtimi, së bashku me pajisjet përkatëse, në Turqinë fqinje për të ndihmuar me operacionin masiv të shpëtimit që po zhvillohet aktualisht.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
4/14Ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja ndërsa zjarret vazhdojnë në Iskenderun, një qytet bregdetar në Turqinë jugore, më 7 shkurt.
Një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit goditi Turqinë dhe Sirinë herët në mëngjesin e 6 shkurtit. Të paktën 5.100 njerëz raportohet të kenë vdekur nga tërmeti dhe mijëra të tjerë mbeten të bllokuar në rrënoja nga ndërtesat që u shembën. Fatkeqësia ka shkaktuar një reagim masiv ndërkombëtar, me ekipe që fluturojnë nga e gjithë bota për të ndihmuar në përpjekjet për shpëtim.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5/14Shpëtimtarët hungarezë -- pjesë e një ekipi prej 50 anëtarësh që u dërgua në Turqi -- pak përpara se të fluturojnë nga Budapesti më 6 shkurt
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
6/14Zjarrfikësit dhe një qen shpëtimi nga Serbia janë parë pasi kanë mbërritur në aeroportin në Adana në jug të Turqisë. Serbia ka dërguar 21 shpëtimtarë dhe tre “oficerë ndërlidhës” në Turqi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
7/14Një ekip shpëtimi nga Ministria ruse e Emergjencave është parë në Aeroportin Ndërkombëtar Zhukovsky, afër Moskës, më 6 shkurt. Më shumë se 100 pjesëtarë rus të shpëtimit janë dërguar në Turqi dhe Siri.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
8/14Një qen me mbajtësin e tij në bazën e 90-të të transportit ajror të Rumanisë, pranë Bukureshtit, më 6 shkurt. Një ekip prej 60 personash të kërkim-shpëtimit dhe katër qen u dërguan nga Rumania në Turqi më 6 shkurt.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
9/14Ushtarët rusë dhe civilët sirianë gjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim në rajonin sirian të Latakisë në një imazh të publikuar më 7 shkurt. Siria është e përfshirë në një luftë civile dhjetëvjeçare dhe zonat e prekura nga tërmeti në Siri thuhet se janë të ndara midis zonave të kontrollluara nga qeveria dhe ato të kontrolluara nga opozita.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
10/14Anëtarët e një ekipi kërkim-shpëtimi nga ushtria pakistaneze duke hipur në një avion të Forcave Ajrore në Rawalpindi, herët më 7 shkurt. Dy fluturime të ekipeve të shpëtimit, një spital mobil dhe pajisje të tjera u dërguan nga Pakistani.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
11/14Personeli i kërkim-shpëtimit shihet duke u larguar nga Azerbajxhani më 7 shkurt. Bakuja ka dërguar "qindra" specialistë të kërkim-shpëtimit, së bashku me pajisje, në Turqi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
12/14Një C-130 i Forcave Ajrore Helenike që mbante anëtarë të një njësie të reagimit ndaj fatkeqësive niset për në Turqi nga një aeroport ushtarak në Elefsinë, Greqi, më 6 shkurt. Avioni mbante 21 zjarrfikës, dy qen dhe pajisje të rënda shpëtimi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
13/14Anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit përgatiten për dislokim në Turqi më 6 shkurt. Afro 100 zjarrfikës të Los Anxhelosit dhe inxhinierë strukturorë, së bashku me gjashtë qen shpëtimi, po dërgohen në Turqi.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
14/14Anëtarët e ekipit urban të kërkim-shpëtimit prej 68 anëtarësh të Republikës Çeke përgatiten të fluturojnë nga aeroporti i Ostravës, më 6 shkurt.
Ekipe me specialistë nga vende anembanë botës janë mobilizuar për të ofruar ndihmë në operacionet e kërkim-shpëtimit në Turqi e Siri, ku shumë njerëz mbetën të ngujuar nën rrënoja pas tërmetit vdekjeprurës të 6 shkurtit.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide
Një operacion ndërkombëtar shpëtimi si ai në Turqi dhe Siri, kushton mesatarisht 1 milion dollarë për një jetë të shpëtuar, tha ai.
"Nëse do të vepronim me investime në parandalimin e fatkeqësive, siç veprojmë në reagim ndaj fatkeqësive, nuk do të ishim në këtë situatë".