Ndërlidhjet

Bie ndjeshëm numri i qytetarëve të strehuar nga Shqipëria në Kosovë


Thumanë, 27 nëntor, 2019.

Ditëve të fundit ka rënë dukshëm numri i personave të strehuar në Kosovë nga zonat e goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Një tërmet i fuqishëm, me magnitutë 6.4 ballë të Rihterit pati goditur Shqipërinë më 26 nëntor, si pasojë e të cilit humbën jetën 51 persona dhe më shumë se 900 të tjerë pësuan lëndime.

Pas shkatërrimeve të shumta që shkaktoi tërmeti, në ditët e fundit të nëntorit, mijëra qyetarë nga Shqipëria ia mësynë Kosovës pas thirrjeve të bëra nga autoritetet qendrore e lokale, shoqatat humanitare dhe familjet kosovare, që ata të vijnë dhe të strehohen në Kosovë.

Prizreni ishte njëra nga komunat e Kosovës, e cila ka regjistruar numrin më të madh të personave të ardhur nga Shqipëria. Në këtë komunë, e cila gjendet në jug-perëndim të Prishtinës, u strehuan më shumë se 2 mijë persona.

Video nga arkivi: Familje të goditura nga tërmeti, strehohen në Landovicë

Pas tërmetit, gjetja e shtëpisë së dytë në Kosovë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:03:42 0:00

Numrin më të madh të personave të ardhur nga Shqipëria, konkretisht nga qyteti i Durrësit, Komuna e Prizrenit i ka sistemuar në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve. Tash dy javë pas tërmetit, autoritetet thonë se numri i personave të ardhur është zvogëluar dukshëm.

Faruk Dakaj, drejtor për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, i cili njëkohësisht është edhe koordinator ndër-institucional për të strehuarit në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se numri aktualisht sillet rreth 177 persona.

"Momentalisht në kampin e Prizrenit janë edhe 177 persona, pasi që një pjesë e tyre e kanë lëshuar kampin me organizim dhe transport nga kampi deri në Durrës që e kemi bërë ne", tha Dakaj.

Nga statistikat të cilat i ka mbledhur Kryqi i Kuq i Kosovës, bashkë me Komunën e Prizrenit, numri i të ardhurve ka qenë mbi 2 mijë persona në fillim, por pa e ditur numrin e personave të strehuar në familje të ndryshme në këtë komunë.

"Nuk kemi të dhëna zyrtare të sakta, përpos numrit të të strehuarve në kamp. Jashtë kampit ka shumë pak persona të cilët kanë mbetur ende të strehuar", tha Dakaj.

Video nga arkivi: Familja nga Durrësi gjen strehim në Deçan

Familja nga Durrësi gjen strehim në Deçan
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:02:45 0:00

Edhe zyrtarët në Qeverinë e Kosovës, nuk e dinë numrin e saktë të qytetarëve të Shqipërisë që kanë hyrë në Kosovë në ditët e para pas tërmetit. Policia pati prezantuar shifrën prej 13 mijë personash që kishin kaluar kufirin Shqipëri - Kosovë, 24 orë pas tërmetit.

Nehat Koçinaj, zyrtar për marrëdhënie me publikun nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk mund të dihet saktë numri i personave që ende qëndrojnë në Kosovë, por ai beson se tashmë ky numër mund të jetë vetëm një e katërta e numrit të ditëve të para pas tërmetit.

"Problem është t’i sigurojmë të dhënat e sigurta se sa kanë ngelur edhe pse me një besueshmëri të lartë mund të konstatohet se shumica, mbase 75 për qind janë rikthyer, pra do të thotë po flasim për ata persona të cilët kanë qenë në familje e të tjera", tha Koçinaj.

Ai tha se personat të cilët janë duke qëndruar në Kosovë, nuk do të kenë asnjë lloj presioni që të kthehen në Shqipëri në rast se nuk kanë se ku të kthehen.

"Kthimi i tyre do të ndodhë kur autoritetet shqiptare i kërkojnë që ata të paraqiten në adresat e veta për të bërë regjistrimin e dëmtimit në pronat e tyre dhe për t'iu ofruar mundësia e kapacitetit për t'u vendosur në shtetin nga kanë ardhur", tha Koçinaj.

Autoritetet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, kanë thënë se situata po paraqitet më pozitive në raport me nevojat imediate dhe se ajo po shkon drejt përmirësimit.

Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar nga personat e zhvendosur në Kosovës që të kthehen në Shqipëri dhe të vendosen në vendet e përcaktuara nga shteti [nëpër hotele].

Afaristët dhe qytetarët nga Kosova në forma të ndryshme ishin organizuar për të ndihmuar njerëzit dhe zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Solidariteti i qytetarëve të Kosovës ndaj Shqipërisë ishte manifestuar në forma të ndryshme.

Video nga arkivi: Tonelata ndihmash nisen drejt Shqipërisë

Tonelata ndihmash nisen drejt Shqipërisë
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Në qendër të Prishtinës dhe qyteteve tjera, nën organizimin e organizatave e grupeve të ndryshme, qytetarët kanë grumbulluar ndihma nga më të ndryshmet, të cilat më pas në forma të organizuara dërgoheshin për në Shqipëri.

Video nga arkivi: Fshati gërmadhë i Thumanës

Fshati gërmadhë i Thumanës
Ju lutem të prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:00 0:00

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6,4 ballësh të Rihterit njëherësh ishte më i fuqishmi në dekada që ka goditur Shqipërinë. Epiqendra e tij ishte në Detin Adriatik, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

XS
SM
MD
LG