Tetë tentime, tetë dështime për konstituimin e Kuvendit
Tetë herë u mblodhën, por çdo herë dështuan ta çojnë në fund konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e rinj nuk po arrijnë të gjejnë mirëkuptim për votimin e kryetarit të ri të Kuvendit. Derisa e propozuara për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk po i merr votat e nevojshme, qytetarët po fajësojnë të gjitha palët që s’po gjejnë konsensus. Njohësit e proceseve politike parashohin rënie të madhe të besimit në institucione, në rast se vazhdon bllokada në Kuvend.
Të ndërlidhura
Përmbajtja
-
4 dhjetor 2025Si po përpiqet Moska të krijojë një sistem paralel bankar?
-
2 dhjetor 2025Mungesa e Kuvendit fut institucionet e mbikëqyrjes në krizë
-
1 dhjetor 20251.304 ditë në robërinë ruse
-
28 nëntor 2025Ndryshimet në botë, mundësi për Kosovën
-
27 nëntor 2025Si arriti Kosova buzë kualifikimit në Kupën e Botës 2026