Ndërlidhjet

Ndeshja që bëri histori për Shqipërinë

Klubi i futbollit Roma mposhti Feyenoordin me rezultat 1:0, në finalen e Konferencës së Ligës. Golin e fitores e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Ndeshja u luajt në Arenën Kombëtare të Tiranës "Air Albania Stadium" dhe kjo ishte hera e parë që Shqipëria ishte nikoqire e një loje të përmasave të këtilla.

Stadiumi i ri ka kushtuar rreth 75 milionë euro, nga të cilat 10 milionë euro i financoi UEFA. I vendosur në vend të stadiumit "Qemal Stafa", Arena Kombëtare ka një kapacitet prej 22.500 vendesh që e bën stadiumin më të madh në Shqipëri. Sipërfaqja e përgjithshme e stadiumit është rreth 43 mijë metra katrorë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)


Shfaq më shumë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG