Nga festa për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, e deri të protestat në mbështetje të liderit të burgosur opozitar Aleksei Navalny në Rusi, më poshtë gjeni disa nga fotografitë më të bukura që janë shkrepur nga fotografë ku ka zyra të Radios Evropa e Lirë.
Fotografitë e javës
17
Gratë ruse duke mbajtur trëndafila dhe mbishkrime në Ditën e Shën Valentinit, duke shprehur mbështetje për gruan e liderit të burgosur opozitar në Rusi, Aleksei Navalny dhe të burgosurve tjerë politikë. Shën Petersburg, Rusi.
18
Një aktiviste feministe merr pjesë në protestë me fotografitë e grave të burgosura prej zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit të vitit të kaluar në Bjellorusi. Gratë kanë protestuar më 14 shkurt, kundër dhunës së policisë në Minsk.
19
Disa gra mundëse duke garuar në Kampionatin Rus të Sumos në Pallatin e Arteve Marciale në Kazan.
20
Disa persona “vizatojnë” zemra me dritat e telefonave të tyre, në kuadër të protestës si mbështetje për liderin e burgosur opozitar Aleksei Navalny në Moskë.