Ndërlidhjet

Shtatë të vdekur pasi tornadot godasin Ajovën


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Shtatë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë, pasi disa tornado goditën Ajovën qendrore, duke shkatërruar shtëpi e duke rrëzuar pemë dhe linja elektrike. Sipas autoriteteve, kjo është stuhia më vdekjeprurëse që ka goditur këtë shtet amerikan në më shumë se një dekadë.

Zyrtarët e emergjencave tha se gjashtë persona kanë vdekur, përfshirë dy fëmijë nën pesë vjeç. Po ashtu, janë plagosur edhe katër të tjerë, kur tornadot goditën zonën jugperëndimore të Des Moines.

Ndërkaq, në qarkun Lucas, autoritetet konfirmuan se një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur.

Zyrtarët amerikanë raportuan se disa shtëpi janë dëmtuar, rrugët janë bllokuar dhe linjat elektrike janë rrëzuar për shkak të erërave të fuqishme.

Kjo është stuhia më vdekjeprurëse që ka goditur Ajovën që prej majit të vitit 2008, kur një tornado shkatërroi pothuajse 300 shtëpi dhe la të vdekur nëntë persona. Një muaj pas kësaj ngjarjeje, Ajova ishte goditur nga një tornado tjetër që kishte lënë të vdekur katër fëmijë.

Shërbimi Kombëtar i Motit në Des Moines tha se të paktën tri stuhi kanë shkaktuar tornadot, por tha se është e paqartë se sa tornado të tjera mund të shkaktohen. Ky shërbim tha se bazuar në fotografitë dhe videot e vendeve që kanë goditur tornadot, lënë të kuptohet se mund të kenë qenë tornado të kategorisë EF-3.

Stuhitë e kategorisë EF-3 zakonisht kanë erëra që kalojnë 130 kilometra në orë.

XS
SM
MD
LG