Ndërlidhjet

Pa mjete pune në minierën e Trepçës

Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça, punojnë në kushte të rrezikshme për punë. Krahas shumë problemeve dhe mungesës së sigurisë, makineritë e vjetra mbi 50 vjet janë shqetësim i madh.

Disa prej minatorëve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, thanë se në shumicën e rasteve ata duhet t’i sigurojnë vetë disa pajisje mbrojtëse për punë. Minatorët aktualisht marrin pagë deri në 900 euro.

Kombinati Trepça, në të kaluarën ka qenë një ndër ndërmarrjet më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Produktet kryesore, të cilat i prodhon Trepça janë: koncentrati i plumbit dhe zinkut me përmbajtje të argjendit, arit dhe elementeve tjera.


Shfaq më shumë

16x9 Image

Nadije Ahmeti

Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG