Ndërlidhjet

Trump telefonon Putinin, diskutojnë për Korenë Veriore


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump kanë diskutuar përmes telefonit rreth programit bërthamor të Koresë Veriore.

Trump e ka falënderuar Putinin për fjalët e mira që i ka thënë për menaxhimin e ekonomisë amerikane.

Të dy udhëheqësit kanë diskutuar “situatën në disa zona që po përballen me kriza, duke vënë theksin tek zgjidhja e problemit në Gadishullin Korean”, ka thënë Kremlini përmes një deklarate, duke shtuar se Trump ishte ai që ka iniciuar telefonatën.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se të dy liderët “kanë diskutuar rreth asaj nëse duhet punuar së bashku për të zgjidhur situatën shumë serioze në Korenë Veriore”.

Mirëpo, Shtëpia e Bardhë ka përmendur falënderimet e Trumpit ndaj Putinit për mbrojtjen që i ka dhënë gjatë konferencës së tij vjetore.

“Presidenti Trump e ka falënderuar presidentin Putin për njohjen e zhvillimeve të fuqishme ekonomike të Amerikës”, është thënë në deklaratë.

Putin ka cituar rritjen e shpejtë në tregjet amerikane, prej kur Trump mori udhëheqjen e shtetit gjatë muajit janar.

Putin po ashtu ka kritikuar hetimet amerikane lidhur me supozimet për ndërhyrje ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA, duke akuzuar kundërshtarët e Trumpit për “mungesë të respektit ndaj votuesve që kanë mbështetur atë”.

Putin mohon ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:33 0:00

Gjatë fushatës, Trump e ka përmendur Putinin duke e konsideruar homologun e tij shembull të një “lideri të fuqishëm”.

Me këtë telefonatë janë dhënë shenja se Uashingtoni dhe Moska po bëjnë përpjekje të mëdha për të nisur negociatat me Phenianin rreth programit bërthamor dhe atij të raketave balistike ndërkontinentale.

Rusia ka nisur gjatë këtij jave një delegacion ushtarak drejt Koresë Veriore, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se ai është i gatshëm të ketë “takimin e parë pa parakushte” me verikoreanët.

Përgatiti: Krenare Cubolli
XS
SM
MD
LG