Ndërlidhjet

Ukraina godet rafineritë ruse, por vija e frontit mbetet e përgjakshme

Forcat ukrainase po përpiqen me vështirësi t’i mbajnë trupat ruse jashtë qytetit të Donbasit, Kostiantinivka. Sipas ekspertëve, qyteti është shndërruar pothuajse tërësisht në rrënoja.
Forcat ukrainase po përpiqen me vështirësi t’i mbajnë trupat ruse jashtë qytetit të Donbasit, Kostiantinivka. Sipas ekspertëve, qyteti është shndërruar pothuajse tërësisht në rrënoja.

Në vitet para luftës në shkallë të plotë të Rusisë kundër Ukrainës, Kostiantinivkanjihej si një qytet me 66.000 banorë, me një industri të zhvilluar të prodhimit të qelqit, pozicion strategjik në kryqëzimin e dy autostradave kryesore dhe një nyjeje të rëndësishme hekurudhore.

Sot, Kostiantinivka është një tokë e shkatërruar, e mbushur me kratere dhe rrënoja që digjen, e rrafshuar nga dronët, artileria dhe, në javët e fundit, nga bombat shkatërruese rrëshqitëse ruse.

Forcat ruse janë të vendosura me çdo kusht ta marrin qytetin, një pjesë e rëndësishme e të ashtuquajturit “brez i fortifikimeve” - një linjë kryesore e mbrojtjes ukrainase për rajonin lindor të Donjeckut.

*Video: Dronët ukrainas sulmojnë caqet ruse në Konstiantinivka

Në “Rrugën e Jetës” në Ukrainë, dronët ndjekin caqet pranë vijës së frontit
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:37 0:00

Me grupe të vogla trupash ruse të raportuara në qarqet perëndimore, jugore dhe lindore të qytetit, Kostiantinivka rrezikon të bjerë plotësisht para fundit të verës, sipas disa analistëve, ekspertëve të inteligjencës me burime të hapura dhe vëzhguesve ukrainas e perëndimorë.

Në komentet për gazetarët më 3 korrik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pretendoi se qyteti ishte marrë plotësisht nga forcat ruse, por pa paraqitur prova.

Në një video të veçantë, pa datë, të publikuar nga Kremlini, presidenti Vladimir Putin, shihej duke falënderuar ushtarët rusë dhe duke deklaruar se marrja e Kostiantinivkës kishte “rëndësi të madhe strategjike”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i hodhi poshtë këto pretendime si “vetëm një tjetër gënjeshtër ruse”.

Megjithatë, beteja e Ukrainës në Kostiantinivka qëndron në kontrast me suksesin e fushatës së saj të dronëve me rreze të gjatë kundër rafinerive ruse të naftës, e cila ka shkaktuar mungesa të karburantit në të gjithë vendin dhe probleme në rritje për Kremlinin.

Trupat ukrainase qëllojnë me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut.
Trupat ukrainase qëllojnë me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut.

Kjo është një kujtesë e ashpër e luftës që po vazhdojnë të zhvillojnë trupat ukrainase, të cilat janë më pak të pajisura dhe më pak në numër, kundër një ushtrie ruse të gatshme të përballojë humbje të jashtëzakonshme.

“Situata rreth Kostiantinivkës po zhvillohet drejt skenarit më të vështirë”, shkroi muajin e kaluar grupi i inteligjencës me burime të hapura Deep State, me lidhje me ushtrinë ukrainase. Forcat ruse “kanë arritur në periferi të qytetit nga të gjitha anët dhe po ushtrojnë presion aktiv dhe po depërtojnë në thellësi të vendbanimit”.

“Nga mënyra se si kanë shkuar betejat e mëparshme urbane, unë do të mendoja se situata në Kostiantinivka është mjaft e keqe për ukrainasit”, tha nënkoloneli finlandez Juha Kukkola.

“Rusët kanë arritur të prishin furnizimet dhe rotacionin e trupave gjatë gjithë pranverës, t’i lodhin ukrainasit me dronë, bomba rrëshqitëse dhe zjarr indirekt, dhe më në fund kanë depërtuar në qershor”, tha Kukkola, i cili ligjëron në grupin e kërkimit për ushtri dhe siguri ruse në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Helsinki.

“Kjo zakonisht është shenjë se një qytet do të bjerë së shpejti, sepse bëhet e vështirë të furnizohen, të komandohen dhe të lëvizin trupat mbrojtëse brenda qytetit”, shtoi ai.

“Kostiantinivka është një pikë kyç tani. Rusia ka dërguar edhe 11.000 ushtarë të tjerë vetëm për të avancuar në qytet”, tha Serhiy Hrabskiy, kolonel në pension i ushtrisë ukrainase dhe analist ushtarak. “Ata kanë nevojë për të me çdo kusht”.

Ushtarët ukrainas lëshojnë raketa nga sistemi shumëhedhës BM-21 Grad pranë qytetit të vijës së frontit, Kostyantynivka.
Ushtarët ukrainas lëshojnë raketa nga sistemi shumëhedhës BM-21 Grad pranë qytetit të vijës së frontit, Kostyantynivka.

Infiltrimi

Gjatë fundit të dimrit dhe muajve të parë të pranverës, forcat ukrainase dukeshin se po e mbanin Rusinë në një ngërç përgjatë frontit prej 1.100 kilometrash. Rusia arriti të marrë vetëm një sasi të vogël territori - në kontrast me muajt e mëparshëm; disa studiues madje thanë se Ukraina kishte rimarrë territor, një arritje e rëndësishme më shumë se katër vjet pas luftës.

Në Donjeck, një rajon që presidenti rus, Vladimir Putin, e ka prioritet për ta pushtuar plotësisht, trupat ruse përparuan me një nga ritmet më të ngadalta të regjistruara në çdo luftë të shekullit të fundit, sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare me seli në Uashington.

Në Kostiantinivka, trupat ruse përparuan mesatarisht vetëm rreth 50 metra në ditë, sipas një raporti të publikuar më 1 korrik.

E gjithë përpjekja luftarake ruse që nga shkurti 2022 ka pasur një kosto të jashtëzakonshme: afër 500.000 ushtarë rusë të vrarë dhe dy herë më shumë të plagosur ose të zhdukur, sipas inteligjencës britanike.

Ukraina ka pësuar deri në 150.000 të vrarë dhe deri në 475.000 të plagosur ose të zhdukur, sipas inteligjencës britanike.

Fushata shumëvjeçare e Ukrainës për të rritur prodhimin e dronëve ka pasur ndikim të madh në fushëbetejë dhe përtej saj. Në muajt e parë të vitit 2026, zyrtarët ukrainas pretenduan se po vrisnin më shumë ushtarë rusë sesa mund të zëvendësoheshin nga rekrutimi brenda Rusisë.

*Video: Ukraina sfidon rusët në Krime

Krimeja në lak, autoritetet ruse në zor: Si (dhe pse) po i sfidon Ukraina? Krimeja në lak, autoritetet ruse në zor: Si (dhe pse) po i sfidon Ukraina?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:09 0:00

Një fushatë e ashtuquajtur “goditje e mesme” kundër kamionëve të karburantit rusë që furnizojnë Krimenë ka çuar në gjendje emergjence në gadishullin e aneksuar që gjendet në Detin e Zi, me ndërprerje të energjisë, mungesa të karburantit dhe probleme të mëdha në sezonin turistik.

Dronët me rreze më të gjatë veprimi, ndërkohë, kanë goditur objektiva ruse qindra kilometra larg kufirit ukrainas. Kjo përfshin terminale eksporti të naftës në Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe rafineri e objekte industriale ushtarake në Rusinë qendrore dhe Siberi.

Fushata ka funksionuar: pothuajse të gjitha 83 rajonet e Rusisë po vendosin kufizime të karburantit ose po raportojnë mungesa benzine, gjë që duket se ka shqetësuar Kremlinin para zgjedhjeve parlamentare të vjeshtës.

Por, në llogore dhe në rrugët e shkatërruara të vendeve si Kostiantinivka ose Huliapolie - një tjetër qytet ku ka rritje të operacioneve ruse - trupat ukrainase po vazhdojnë të përpiqen të ndalin përparimin rus.

“Nuk ka asnjë ndërtesë që nuk është goditur nga sulmet ajrore ruse”, tha Ivan Stupak, analist ushtarak ukrainas dhe ish-oficer i inteligjencës.

“Dalëngadalë, por sigurt, forcat ruse depërtuan në qytet. Infiltrim. Një nga një. Jo grupe të mëdha sulmi, por grupe të vogla. Një ose maksimumi dy persona në ekipe sulmi që depërtojnë”, tha ai. “Ata mbajnë pozicione në një ndërtesë banimi pjesërisht të shkatërruar, në një fabrikë të vjetër, dhe presin shokët e tyre”.

Stupak tha se kishte folur së fundmi me një ushtar që po luftonte në Kostiantinivka.

“Ai pranoi se ‘qyteti po na rrëshqet nga duart shumë më shpejt sesa kemi menduar ndonjëherë’”, tha ai.

“Meqë Kostiantinivka është qartësisht një pikë qendrore e përpjekjes ruse, është vetëm çështje kohe kur do të bjerë”, tha Kukkola. “Duke u bazuar në rastet e mëparshme, në këtë pikë do t’u jepja mbrojtësve maksimumi një muaj, ndoshta vetëm një ose dy javë”.

Duke iu përgjigjur pretendimeve ruse për Kostiantinivkën, Zelensky bëri një propozim me ironi: nëse qyteti është vërtet nën kontroll rus, atëherë Putini duhet të takohej me të atje për bisedime paqeje.

“Por, fakti është se ai nuk do të kalojë vijën e frontit - realiteti është shumë ndryshe nga fjalët e Putinit”, shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.

Tym dhe barriera: Pajisje mbrojtëse kundër dronëve në Urën e Krimesë

Kjo fotografi nga arkivi, e shkrepur nga një vend që ka fushëpamje mbi qytetin e Kërçit, shfaq Urën e Krimesë (që njihet edhe si Ura e Kërçit), ashtu dukej në dhjetor të vitit 2019.
1/10 Kjo fotografi nga arkivi, e shkrepur nga një vend që ka fushëpamje mbi qytetin e Kërçit, shfaq Urën e Krimesë (që njihet edhe si Ura e Kërçit), ashtu dukej në dhjetor të vitit 2019.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Sot ura, që shihet si një cak i luftës për Kievin, është e rrethuar me barriera të shumta mbrojtëse kundër dronëve detarë. Ura po ashtu është e pajisur me pajisje që duket se synojnë pengimin e kërcënimeve ajrore.
2/10 Sot ura, që shihet si një cak i luftës për Kievin, është e rrethuar me barriera të shumta mbrojtëse kundër dronëve detarë. Ura po ashtu është e pajisur me pajisje që duket se synojnë pengimin e kërcënimeve ajrore.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Masat antidronë të vendosura në urë janë kapur nga imazhet satelitore më 22 qershor, teksa sulmet ukrainase me dronë goditën ndërtesa aty pranë në Krime.

Ky imazh satelitor shfaq disa perde tymi duke u vendosur në disa pika të urës po atë ditë, si dhe një varg maunash (në mes të fotografisë) të pozicionuara përballë hapësirës ku zhvillohet lundrimi.
3/10 Masat antidronë të vendosura në urë janë kapur nga imazhet satelitore më 22 qershor, teksa sulmet ukrainase me dronë goditën ndërtesa aty pranë në Krime.

Ky imazh satelitor shfaq disa perde tymi duke u vendosur në disa pika të urës po atë ditë, si dhe një varg maunash (në mes të fotografisë) të pozicionuara përballë hapësirës ku zhvillohet lundrimi.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Maunat duket se janë vendosur aty për t’i kanalizuar anijet që afrohen nga Deti i Zi drejt kalimt të ngushtë, i cili mund të monitorohet nga anijet detare patrulluese.
4/10 Maunat duket se janë vendosur aty për t’i kanalizuar anijet që afrohen nga Deti i Zi drejt kalimt të ngushtë, i cili mund të monitorohet nga anijet detare patrulluese.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Kjo fotografi e shtatorit të vitit 2024 tregon punimet për vendosjen e barrierave në ujë, në pjesët anësore të urës.

Puna për fortifikimin e urës nisi pas sulmit të korrikut të vitit 2023 ndaj urës, kur u përdorën dronë detarë. Gjatë atij sulmi u vra një çift që po udhëtonte me vajzën e tyre dhe ura pësoi dëme.
5/10 Kjo fotografi e shtatorit të vitit 2024 tregon punimet për vendosjen e barrierave në ujë, në pjesët anësore të urës.

Puna për fortifikimin e urës nisi pas sulmit të korrikut të vitit 2023 ndaj urës, kur u përdorën dronë detarë. Gjatë atij sulmi u vra një çift që po udhëtonte me vajzën e tyre dhe ura pësoi dëme.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Ky imazh satelitor i 22 qershorit tregon aktivizimin e perdeve të tymit në urë, pas sulmeve me dronë të kryera nga Ukraina në ndërtesat në afërsi të urës.

Ukraina e ka shënjestruar disa herë urën që nga tetori i vitit 2022, përfshirë dhe me eksplozivë nënujorë.
6/10 Ky imazh satelitor i 22 qershorit tregon aktivizimin e perdeve të tymit në urë, pas sulmeve me dronë të kryera nga Ukraina në ndërtesat në afërsi të urës.

Ukraina e ka shënjestruar disa herë urën që nga tetori i vitit 2022, përfshirë dhe me eksplozivë nënujorë.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Aktivizimi i perdeve të tymit gjatë një operacioni më 22 qershor. Fotografia është shkrepur në vendin ku Ura e Krimesë takohet me ishullin Tuzlla.

Tymi, i cili mund të jetë përdorur për të penguar sistemet e shënjestrimit të raketave moderne, u vu re për herë të parë në urë në gusht të vitit 2023.

7/10 Aktivizimi i perdeve të tymit gjatë një operacioni më 22 qershor. Fotografia është shkrepur në vendin ku Ura e Krimesë takohet me ishullin Tuzlla.

Tymi, i cili mund të jetë përdorur për të penguar sistemet e shënjestrimit të raketave moderne, u vu re për herë të parë në urë në gusht të vitit 2023.

Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Në këtë imazh satelitore të realizuar së voni, ku shihet një maunë që i afrohet Urës së Krimesë, dallohen disa barriera mbrojtëse, përfshirë barriera lundruese që mund të tërhiqen për të bllokuar kanalin e lundrimit nën urë.
8/10 Në këtë imazh satelitore të realizuar së voni, ku shihet një maunë që i afrohet Urës së Krimesë, dallohen disa barriera mbrojtëse, përfshirë barriera lundruese që mund të tërhiqen për të bllokuar kanalin e lundrimit nën urë.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Kjo fotografi e tetorit 2022 tregon urën ashtu siç dukej para se të instaloheshin barrierat antidronë.
9/10 Kjo fotografi e tetorit 2022 tregon urën ashtu siç dukej para se të instaloheshin barrierat antidronë.
Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Një person duke shikuar drejt Urës së Krimesë, ku duken barriera kundër dronëve, në janar të vitit 2026.

Në fund të vitit 2023, Rusia raportohet se ishte në bisedime me një kompani kineze ndërtimi për të ndërtuar një tunel nënujor përmes Ngushticës së Kërçit, i cili do të ishte jashtë rrezes së dronëve dhe raketave.

10/10 Një person duke shikuar drejt Urës së Krimesë, ku duken barriera kundër dronëve, në janar të vitit 2026.

Në fund të vitit 2023, Rusia raportohet se ishte në bisedime me një kompani kineze ndërtimi për të ndërtuar një tunel nënujor përmes Ngushticës së Kërçit, i cili do të ishte jashtë rrezes së dronëve dhe raketave.

Që nga viti 2023, Moska ka ndërtuar fortifikime masive përreth Urës së Krimesë, që e lidhë gadishullin e pushtuar ukrainas me territorin e Rusisë. Autoritetet ruse po ashtu raportohet se po e shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të një tuneli nënujor.
Previous slide
Next slide

“Një zonë gri për një kohë shumë të gjatë”

Në një intervistë për televizionin TSN, komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, tha se forcat ruse po përgatiteshin për një ofensivë të re të mundshme në veri - nga rajoni kufitar rus i Briansk me qëllim “shtrirjen e frontit dhe privimin tonë nga rezervat”.

Nëse rënia e Kostiantinivkës bëhet një pikë kthese apo një humbje taktike për Ukrainën, mbetet ende e hapur.

Rreth 30 kilometra në veri ndodhet Kramatorsku, një nga dy qytetet, së bashku me Slovianskun, që përbëjnë zemrën e “brezit të fortifikimeve” ukrainase. Një vendbanim më i vogël, Druzhkivka, ndodhet në autostradën H-20 midis Kramatorskut dhe Kostiantinivkës.

“Kostiantinivka është ‘porta’ për hapjen e aglomeratit Sloviansk-Kramatorsk,” shkroi Deep State. “Kur Kostiantinivka të bjerë - dhe është vetëm çështje kohe -Druzhkivka do të jetë e radhës, e cila tani ka rol jetik logjistik, dhe pas saj Kramatorsku”.

Hrabskiy parashikoi se trupat ukrainase do të përpiqen t’i ngadalësojnë forcat ruse dhe të shkaktojnë sa më shumë humbje të jetë e mundur.

“Do të jetë një zonë gri për një kohë shumë të gjatë”, tha ai.

Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG