Ndërlidhjet

Ukraina i rrëzon 22 prej 27 dronëve me të cilët e sulmoi Rusia gjatë natës


Kundërajrorët ukrainas e shkatërrojnë një dron Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev më 2023. Fotografi nga arkivi.
Kundërajrorët ukrainas e shkatërrojnë një dron Shahed gjatë një sulmi rus në Kiev më 2023. Fotografi nga arkivi.

Forca Ajrore ukrainase tha se i ka rrëzuar 22 nga 27 dronët e tipit Shahed me të cilët Rusia i sulmoi pesë rajone të Ukrainës gjatë natës.

Sulmi dëmtoi një objekt industrial dhe plagosi një person në rajonin e Poltava, tha guvernatori Filip Pronin, në Telegram.

Ushtria ukrainase shkatërroi gjashtë dronë mbi rajonin jugor të Mykolaiv, tha guvernatori.

Ai shtoi se nuk u raportua për viktima, veçse u shkatërrua një shtëpi private dhe u dëmtuan rreth dhjetë të tjera.

Katër dronë u rrëzuan mbi rajonin jugor të Hersonit dhe katër të tjerë mbi rajonin qendror të Dnipropetrovsk, thanë guvernatorët e rajoneve.

Sulmi shënjestroi gjithashtu rajonin verior të Sumit, pa detaje të dëmeve të raportuara nga autoritetet rajonale.

Rusia i ka rritur bombardimet kundër infrastrukturës energjetike civile në Ukrainë prej muajit mars, duke ia shkatërruar shumicën e kapaciteteve të termocentraleve dhe hidrocentraleve.

Si pasojë, ka pasur reduktime të rrymës dhe import të energjisë elektrike në sasi rekorde.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG