Ukraina zmbraps sulmet ruse me dronë në tri rajone

Rrëzimi i një droni Shahed nga mbrojtja ukrainase në Kiev. Fotografi nga arkivi.
Mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 13 nga 14 dronët e lëshuar nga Rusia mëngjesin e 29 majit në tri rajone, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.
“Si rezultat i luftimeve kundërajrore, 13 dronë Shahed janë rrëzuar në rajonin e Mikolajivit, Kirovohardit dhe Rivnes”, u tha në postim.
Ende nuk ka raportime për viktima apo dëme.
Shtohen varrezat ushtarake nëpër Ukrainë dhe Rusi
1/17Kjo fotografi e Varrezës Liçakiv në Lviv, u shkrep më 23 maj, kur ukrainasit shënuan Ditën e Heronjve, për nder të ushtarëve të vrarë gjatë pushtimit rus.
Fotografia është njëra prej disa fotografive të shkrepura së fundi, që tregojnë për humbjet e mëdha në njerëz si pasojë e luftës së presidentit rus, Vladimir Putin, në Ukrainë.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
2/17Kjo fotografi nga shkurti 2023 shfaq një pjesë të një varreze në Harkiv, në lindje të Ukrainës, kushtuar ushtarëve të rënë.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
3/17Një zonë e varrezës Lisove në Kiev, e njohur si Shtegu i Heronjve, e fotografuar në prill 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
4/17Fotografitë nga varrezat ushtarake ruse janë të rralla, me gazetarët që rrezikojnë të dënohen ashpër për përhapjen e "lajmeve të rrejshme" për ushtrinë ruse.
Kjo fotografi nga maji 2024, e një varreze në rajonin Tambov në Rusi, shfaq banere ushtarake dhe një pllakë përkujtimore për një pjesëmarrës të asaj që Kremlini e cilëson si "operacion special ushtarak" në Ukrainë.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
5/17Miqtë dhe familjarët e vizitojnë varrin e një ushtari të vrarë ukrainas në ceremoninë e Krivi Rih në lindje të Ukrainës në prill 2023.
Ukraina e ka pranuar se 31.000 ushtarë të saj janë vrarë në konflikt, edhe pse ekspertët e pavarur thonë se numri është shumë më i lartë.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
6/17Pamjet e kombinuara satelitore shfaqin shtimin e varreve në Bogorodskoye, në rajonin e Moskës në Rusi, prill 2023 (lart), krahasuar me tetorin 2021.
BBC-ja thotë se më shumë se 50.000 ushtarë rusë janë vrarë gjatë pushtimit deri tani, edhe pse numri i vërtetë besohet se është shumë më i lartë.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
7/17Familjarët e vizitojnë varrin e një ushtari ukrainas në një varrezë në Brovari, pranë Kievit, në prill 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
8/17Një burrë ec pranë Shtegut të Heronjve në një varrezë në Irpin afër Kievit, në shkurt 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
9/17Një varrmihës pushon gjatë punës së tij pranë varreve të ushtarëve rusë në Yefremov, në rajonin Tula në Rusi, në mars 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
10/17Varret e ushtarëve në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, të fotografuara në shkurt 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
11/17Varret e ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë shihen në një varrezë afër Voldodradit, në jug të Rusisë, në mars 2022.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
12/17Familjarët pinë në kujtim të ushtarëve të rënë në Borodianka, afër Kievit, në mars 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
13/17Një banor i Iziumit, në lindje të Ukrainës, e viziton Shtegun e Lavdisë në varrezën e qytetit, në shtator 2023.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
14/17Portreti i ushtares ukrainas Valentyna Makarenko shihet në një varrezë në Harkiv, në janar 2024.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
15/17Një grua kujdeset për varrin e një ushtari të afërm të rënë në luftë, në varrezën e Buçës, pranë Kievit, në mars 2024.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
16/17Varret e ushtarëve ukrainas në Pokrovsk, në lindje të Ukrainës, në gusht 2022.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
17/17Një varrezë në Mikolaiv, në jug të Ukrainës, nga tetori 2022, shfaq një grua duke vajtuar pranë varrit të djalit të saj të vetëm; një ushtar i vrarë nga bombardimet ruse.
Fotografitë më të fundit nga varrezat nëpër Ukrainë dhe Rusi tregojnë për humbjet e mëdha ushtarake si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës.
(Përgatiti: Ekrem Idrizi)
Previous slide
Next slide
Ndërkaq, guvernatori i rajonit jugor rus Krasnodar, Veniamin Kondratyev, shkroi në Telegram se një dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore ruse mbi qytetin e Armavirit. Kondratyev nuk raportoi për viktima apo dëme.
Që kur ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, Rusia sulmon rajonet ukrainase me armë të ndryshme, përfshirë dronë, raketa dhe armë të tjera.
Pavarësisht dëshmive, Moska mohon se sulmon civilët në Ukrainë.