Delfinët refugjatë nga Ukraina argëtojnë fëmijët rumunë
Në qytetin-port të Detit të Zi të Konstancës, trajnerët rumunë dhe ukrainas kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët në dashurinë për gjitarët e tyre, të cilët tani janë refugjatë nga lufta.
1
Eva Leontiyeva, një trajnere ukrainase e delfinëve, duke performuar me dy delfinë në delfinariumin Konstanca në Konstancë, më 4 prill.
Delfinët (Kiki, Maya, Marusia dhe Veterok) dhe luanët e detit (Aleks, Mary dhe Zosya), së bashku me trajnerët e tyre ukrainas, kanë gjetur shtëpinë e tyre të re në Rumani, ku tani ata sërish po argëtojnë fëmijët.
Delfinët (Kiki, Maya, Marusia dhe Veterok) dhe luanët e detit (Aleks, Mary dhe Zosya), së bashku me trajnerët e tyre ukrainas, kanë gjetur shtëpinë e tyre të re në Rumani, ku tani ata sërish po argëtojnë fëmijët.
2
Vitin e kaluar, këta gjitarë, së bashku me trajnerët dhe mjekët e tyre, u detyruan që të largoheshin nga shtëpitë e tyre në qytetin lindor ukrainas të Harkivit, për shkak të sulmeve ruse.
3
Pavarësisht se në fillim kishte pengesa për shkak të gjuhës, trajnerët rumunë dhe ukrainas gjetën gjuhë të përbashkët në dashurinë e tyre për këta gjitarë. “Ne ja kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin, flasim të njëjtën ‘gjuhë’. Është gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur për delfinët tanë”, tha një prej trajnerëve.
4
Trajneria ukrainase Sonia Chezghanova duke ndërvepruar me dy delfinë që janë në shtëpinë e tyre të re.