Minierat e Ukrainës në duart e grave
Derisa burrat dhe djemtë e Ukrainës po luftojnë në vijat e frontit kundër forcave ruse, gratë dhe vajzat ukrainase po përballen me sfidën për të punuar thellë nën tokë në minierat e qymyrit të vendit. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5
Krystyna pret pajisjet para se të zbresë me ashensor në horizontet e minierës.
Edhe pse kishte disa përjashtime, grave kryesisht iu ndalua të punonin nën tokë nga qeveria, e cila e konsideronte punën tepër të lodhshme fizikisht për gratë -- një politikë e zbatuar që nga epoka sovjetike.

6
Një minatore duke kontrolluar fanarët.
Pas shfuqizimit të vendimit të ndalimit gjatë kohës së luftës, rreth 400 gra tani punojnë nën tokë, megjithëse kjo është vetëm 2.5 për qind e fuqisë totale të punës nëntokësore. Një kryepunëtor që nuk donte të identifikohej tha se pasi shumë nga minatorët u vranë ose u plagosën, ata presin që gratë të vazhdojnë të punojnë në miniera edhe shumë kohë pas përfundimit të luftës.

7
"Këtu tani ka vetëm gra. Ne nuk mund t'i lëmë të gjitha këto dhe të shkojmë për punë të tjera, duke i zhgënjyer djemtë tanë", tha Krystyna.
Vëllai i saj i madh punonte në të njëjtën minierë.
"Ai iu bashkua ushtrisë dy javë pas fillimit të pushtimit të plotë nga Rusia më 2022", tha Krystyna, duke shtuar se ajo është shumë e shqetësuar për të.

8
Natalya mat temperaturën e një baterie treni.
"Kam punuar në një dyqan që shiste makina larëse. Kur shpërtheu lufta, dyqani u mbyll. Pashë një njoftim pune dhe erdha në minierë. Bëra një kurs trajnimi dhe pastaj fillova të punoj këtu".