Sulmet ruse me dronë para agimit tronditin Kievin
Kremlini urdhëroi një tjetër valë sulmesh me dronë para agimit mbi kryeqytetin e Ukrainës më 30 maj, duke vrarë të paktën një person dhe duke i dërguar banorët e Kievit në strehimore për t'i shpëtuar valës së fundit të bombardimeve. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
1
Mbrojtja ajrore ukrainase qëllon mbi dronët e prodhuar nga Irani gjatë një vale sulmesh ruse në Kiev më 30 maj. Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se shumica e dronëve u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.
2
Një droni i është prerë rruga gjatë sulmit të tretë ajror rus në kryeqytet në 24 orët e fundit. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha në Telegram se zjarret shpërthyen në disa lagje të kryeqytetit dhe mbeturinat që binin, i vunë flakën një ndërtese të lartë në lagjen Holosijivski të Kievit.
3
Një burrë i plagosur pranë një ndërtese banimi që u dëmtua gjatë sulmeve masive ruse me dronë në Kiev.
"Një person vdiq. Gjithsej, katër viktima u shtruan në spital në rrethin Holosijivskiy. Mjekët ofruan ndihmën e parë në vend", shkroi Klitschko, duke shtuar se 20 persona u evakuuan.
"Një person vdiq. Gjithsej, katër viktima u shtruan në spital në rrethin Holosijivskiy. Mjekët ofruan ndihmën e parë në vend", shkroi Klitschko, duke shtuar se 20 persona u evakuuan.
4
Një ndërtesë banimi është dëmtuar gjatë sulmeve ruse në Kiev.