Ajo ishte një nga fatkeqësitë më të rënda natyrore në historinë e SHBA-së, që mori jetën e më shumë se 1.800 njerëzve dhe duke shkaktuar të paktën 100 miliardë dollarë në dëme. Uragani Katrina zbarkoi në Luiziana, më 29 gusht 2005, dhe shkatërroi New Orleansin kur sistemi mbrojtës i qytetit dështoi. Rreth 1.3 milionë njerëz në bregdetin e Gjirit humbën shtëpitë dhe mjetet e jetesës.
10 vjet pas: Uragani Katrina
9
Banorët e zhvendosur nga uragani, strehohen në Hjuston Astrodome, duke e mbipopulluar atë, më 1 shtator.
10
Një burrë ngjitet në majë të një automjeti të rrethuar nga ujërat që vërshojnë, para se të shpëtohet nga Rojat Bregdetare e SHBA-së, New Orleans.
11
Varrezat Metairie në New Orleans mbetën të përmbytura edhe një javë pasi uragani Katrina goditi qytetin.
12
Një njeri ecën nëpër ujin që ka përmbytur qytetin, derisa digjet një shtëpi pas uraganit Katrina në New Orleans, më 6 shtator.