Ndërlidhjet

Vajza e ish-presidentit iranian dënohet me 5 vjet burgim


Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hashemi Rafsanjani. 24 prill 2022.

Faezeh Hashemi, vajza e ish-presidentit iranian, Akbar Hasemi Rafsanjani, është dënuar me pesë vjet burgim nga një gjykatë në Teheran. Ajo gjithashtu përballet me akuza të tjera për aktivizmin e saj dhe komentet që kritikojnë autoritetet iraniane për shtypjen brutale të protestave, të shkaktuara nga vdekja e Mahsa Aminit.

Avokati i saj, Neda Shams, tha se "vendimi nuk është përfundimtar”, por nuk dha detaje se për çka u dënua Hashemi, e as për akuzat e reja.

Rafsanjani, një ish-ligjvënëse dhe avokate e të drejtave të grave, u arrestua në shtator nga forcat e sigurisë në Teheranin lindor për "nxitje të trazirave".

Kështu raportoi agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike.

Republika Islamike është përballur me një valë protestash që nga vdekja në paraburgim më 16 shtator e Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila ishte arrestuar për shkak të shkeljeve të pretenduara të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

XS
SM
MD
LG