Ndërlidhjet

Vaksinim i detyrueshëm i personave mbi 60 vjeç në Greqi


Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë më 30 nëntor se vaksinat kundër koronavirusit do të jenë të detyrueshme për personat mbi moshën 60-vjeçare.

“Grekët mbi moshën 60-vjeçare duhet që patjetër të bëjnë terminet për dozën e parë deri më 16 janar”, ka thënë kryeministri përmes një deklarate.

“Tani e tutje, vaksinimi i tyre është i detyrueshëm”, ka shtuar ai.

Kjo masë do të duhet të votohet në parlament, ka thënë ai, ndonëse ligjvënësit pritet të votojnë në të mirë të vendimit.

Më shumë se 500,000 grekë mbi moshën 60-vjeçare janë duke refuzuar që të vaksinohen, ka thënë Mitsotakis.

Ata persona që do të refuzojnë imunizimin do të përballen me gjobë prej 100 eurosh, ka thënë ai.

“Kjo është mbrojtje, nuk është ndëshkim”, ka thënë Mitsotakis.

Vaksinimet, testet dhe distanca fizike “janë përgjigje, jo izolimi”.

Qeveria u ka rezistuar thirrjeve nga ekspertë shëndetësorë për masat kufizuese shtesë, para sezonës së Krishtlindjes.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet greke kanë regjistruar mbi 18,000 viktima me koronavirus.

Më shumë se 650 persona janë në kujdes intensiv.

XS
SM
MD
LG