Stuhia e Artë: Valët e dimrit nxjerrin qelibarin në plazhin rus
Një stuhi dimri nxori copa me vlerë të rrëshirës së fosilizuar të pemëve halore në një plazh në enklavën e Kaliningradit të Rusisë. Njerëzit nxituan për të mbledhur "arin e Baltikut".
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
5Fotografi e arkivuar e një gjerdani me rruaza qelibari në Kaliningrad.
Qelibari është çmuar gjatë gjithë historisë së njerëzimit për bukurinë e tij, një ngjyrë karamel e tejdukshme.
6Një copë qelibari i fotografuar në plazhin Pionersky më 18 janar. Rreth 90 për qind e qelibarit të nxjerrë në botë vlerësohet se bëhet në Kaliningrad.
7Një burrë i veshur me një kostum uji duke ecur drejt bregut të detit me një rrjetë plot mbeturina më 18 janar.
Grumbullimi i qelibarit të lirë që bëhet si pasojë e stuhive në Detin Baltik përmendet shekuj më parë. Një hartë nga fillimi i viteve 1600 që përfshin plazhin e parë në këto fotografi, vëren se "kur fryn era e veriut, këtu mblidhet qelibar".
8Një fotografi nga arkivi tregon gjuetarët (grumbulluesit ) e qelibarit teksa goditen nga dallgët pas një stuhie në tetor të vitit 2017 në një vend të paspecifikuar në Kaliningrad.
Një polic në Pionersky i tha Radios Evropa e Lirë nëpërmjet telefonit se përdorimi i pajisjeve të rënda si avionët e ujit, apo shpimi i rërës ose tokës në Kaliningrad për të zbuluar qelibar, është i paligjshëm - me gjoba modeste të dhëna. Por, mbledhja me rrjeta dore, siç ndodh shumicën e dimrave pas stuhive, lejohet.