Ndërlidhjet

Vdes një punëtor i kompleksit metalurgjik “Trepça”

Brenda minierës në Trepçë. Fotografi nga arkivi.
Brenda minierës në Trepçë. Fotografi nga arkivi.

Policia e Kosovës ka konfirmuar të hënën vdekjen e një punëtori të kompleksit metalurgjik “Trepça” në ambientet e ndërmarrjes.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi në ambientet e punës.

“Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës, brenda kompleksit industrial ‘Trepça’, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, 58-vjeçar. Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ka thënë mes tjerash Zahiti.

Kompleksi metalurgjik Trepça gjendet në Komunën e Mitrovicës dhe ka rreth 1.300 punëtorë.

Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Pasuria e ‘ndryshkur’ e Trepçës

Makineri e vjetruar dhe jashtë funksionit e Metalurgjisë së zinkut.
1/18 Makineri e vjetruar dhe jashtë funksionit e Metalurgjisë së zinkut.
Parku industrial i kombinatit Trepça në Mitrovicë. 
2/18 Parku industrial i kombinatit Trepça në Mitrovicë. 
Metalurgjia e zinkut në Mitrovicë, e cila nisi punën në vitin 1967.
3/18 Metalurgjia e zinkut në Mitrovicë, e cila nisi punën në vitin 1967.
Objekt jashtë funksionit në parkun industrial në Mitrovicë.
4/18 Objekt jashtë funksionit në parkun industrial në Mitrovicë.
Një trafo e energjisë elektrike, e cila është jashtë funksionit në Metalurgjinë e zinkut. 
5/18 Një trafo e energjisë elektrike, e cila është jashtë funksionit në Metalurgjinë e zinkut. 
Objekt jashtë funksionit në Parkun industrial në Mitrovicë.
6/18 Objekt jashtë funksionit në Parkun industrial në Mitrovicë.
Makineri e ndryshkur në Parkun industrial në Mitrovicë.
7/18 Makineri e ndryshkur në Parkun industrial në Mitrovicë.
Makineri e degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes. Parku industrial në Mitrovicë.
8/18 Makineri e degraduar nga mungesa e mirëmbajtjes. Parku industrial në Mitrovicë.
Uji ka mbuluar makineri, të cilat tashmë janë jashtë funksionit. Parku industrial në Mitrovicë.
9/18 Uji ka mbuluar makineri, të cilat tashmë janë jashtë funksionit. Parku industrial në Mitrovicë.
Aktivizues i alarmit në Parkun industrial. 
10/18 Aktivizues i alarmit në Parkun industrial. 
Makineri mbi 50 vjet e vjetër në oborrin e Parkut industrial. 
11/18 Makineri mbi 50 vjet e vjetër në oborrin e Parkut industrial. 
Hyrja në Minierën e Stantërgut, mesazhin ‘Me Fat’ e sheh çdo minator që hyn në minierë. 
12/18 Hyrja në Minierën e Stantërgut, mesazhin ‘Me Fat’ e sheh çdo minator që hyn në minierë. 
Një punëtor brenda Minierës së Stantërgut, i cili mban evidencën e hyrjeve dhe daljeve të minatorëve. Foto e realizuar në vitin 2017. 
13/18 Një punëtor brenda Minierës së Stantërgut, i cili mban evidencën e hyrjeve dhe daljeve të minatorëve. Foto e realizuar në vitin 2017. 
Një minator në Minierën e Stantërgut, vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.  Foto e realizuar në vitin 2017. 
14/18 Një minator në Minierën e Stantërgut, vendburimi kryesor i nxjerrjes së xehes.  Foto e realizuar në vitin 2017. 
Pajisje të vjetruara për eksploatim të xehes. Miniera e Stantërgut, horizonti 10. (Foto e realizuar në vitin 2017). 
15/18 Pajisje të vjetruara për eksploatim të xehes. Miniera e Stantërgut, horizonti 10. (Foto e realizuar në vitin 2017). 
Minatorët duke dalë nga Miniera e Stantërgut. 
16/18 Minatorët duke dalë nga Miniera e Stantërgut. 
Tre minatorë pas daljes nga horizonti 10 i Minierës së Stantërgut.
17/18 Tre minatorë pas daljes nga horizonti 10 i Minierës së Stantërgut.
Tabelë e vendosur në njërin nga vagonët e minierës në Stantërg. Në të shkruhet: Fabrika e Pajimeve të Procesit, viti 1984. 
18/18 Tabelë e vendosur në njërin nga vagonët e minierës në Stantërg. Në të shkruhet: Fabrika e Pajimeve të Procesit, viti 1984. 
Previous slide
Next slide

Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

XS
SM
MD
LG