Lexues të nderuar,
Përmes këtij blogu, po ju sjellim në kohë reale zhvillimet rreth zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi, që po shihen si sfidë për udhëheqjen 14-vjeçare të Aleksandar Vuçiqit.
Dalja në zgjedhje është më e lartë sesa ato parapraket të mbajtura më 2023, teksa deri në orën 16:00, mbi 56 për qind kanë votuar.
Lista e Partisë Përparimtare Serbe e Vuçiqit, i cili dha dorëheqje nga posti i presidentit për të garuar për kryeministër, vlerësohet se ka rivale kryesore Listën Studentore, që doli nga vala e protestave antiqeveritare.
Në këto zgjedhje, partitë shqiptare po garojnë me një listë të përbashkët të quajtur “Koalicioni Shqiptar”, teksa spektri politik në Kosovë u ka bërë thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në zgjedhje.
Si rëndom, serbët nga Kosova, në mënyrë të organizuar, kanë shkuar në zonat kufitare me Kosovën për të votuar.
Qëndroni me ne!