Ndërlidhjet

Ndalohet për 48 orë polici që vrau vëllanë e tij në Graçanicë


Fotografi ilustruese.
Fotografi ilustruese.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur se i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh zyrtarit policor që vrau vëllanë e tij në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës, të shtunën më 7 maj.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me policinë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave në këtë çështje penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Ndryshe, rastin e vrasjes me armë zjarri e ka konfirmuar Policia e Kosovës më 7 maj.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u tha në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia tha se kishin filluar hetimet për t'i hetuar të gjitha motivet e rastit.

XS
SM
MD
LG