Ndërlidhjet

Policia e Kosovës e konfirmon vrasjen e tre sulmuesve në veri


Teksa i ka shfaqur disa fotografi në ekran, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se banorët lokalë serbë "nuk kanë automjete të tilla, dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës".
Teksa i ka shfaqur disa fotografi në ekran, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se banorët lokalë serbë "nuk kanë automjete të tilla, dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës".

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve në Banjskë të Zveçanit dhe arrestimin e një sulmuesi.

Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se i ka arrestuar katër persona tjerë të dyshuar, të cilat janë hasur nën posedim të radiolidhjeve, si dhe identifikimin e një sasie të konsiderueshme të armeve, municionit dhe pajisjeve të ndryshme.

Në orët e para të së dielës, si pasojë e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, është vrarë një zyrtar i këtij institucioni dhe dy të tjerë janë plagosur.

Më vonë edhe një zyrtar tjetër policor ka pësuar lëndime të lehta.

Policia ka thënë se situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe se ende ka të shtëna me armë zjarri në atë pjesë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje pak më parë këtyre sulmuesve që të dorëzohen, pasi janë të rrethuar nga zyrtarët policorë.

"Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtarakë e policë, të cilët ndodhen nën rrethimin e forcave tona policore dhe të cilët i ftoj që të dorëzohen te organet tona të sigurisë”.

Kurti e ka quajtur sulmin si terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me “mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”.

  • Informacionet e fundit për zhvillimet në veri, pas vrasjes së zyrtarit policor, i gjeni këtu.

Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta prej majit, kur banorët e komunave me shumicë serbe në veri nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, të dalë prej zgjedhjeve që vetë i kanë bojkotuar.

Situata, me raste, është përshkallëzuar në dhunë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Kosovës që të koordinohet për hapat e mëtejmë dhe të punojë drejt shtensionimit të situatës.

XS
SM
MD
LG