Ndërlidhjet

Diplomati gjerman i reagon kryeministres serbe për veriun


Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger. 16 shkurt 2018.

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka reaguar ndaj kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në lidhje me barrikadat dhe tensionet në veri të Kosovës.

Ischinger tha të shtunën se është i shumë i shqetësuar me tensionet e vazhdueshme në veri dhe se Bashkimi Evropian duhet të marrë urgjentisht rol vendimtar.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor, për të kundërshtuar arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

Ai ka pyetur në postim në Twitter nëse Serbisë i është bërë me dije se nxitja e dhunës ndaj një shteti fqinj, Kosovës, do ta bëjë të pamundur vazhdimin e procesit drejt anëtarësimit në BE.

E ndaj postimit të Ischingerit reagoi Bërnabiq. Ajo tha se serbët në veri po qëndrojnë në barrikada për shkak që po kërkojnë që të implementohet Marrëveshja e Brukselit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, dhe për shkak të arrestimit “sipas dëshirës dhe mbajtjes peng” të ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Por, Ischingeri i tha Bërnabiqit se “nuk zgjidhen çështjet duke nxitur dhunë”.

“Ka kërkesa legjitime nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe”, ka shkruar ai.

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjes do të takohet me komandantin e KFOR-it, për të sqaruar se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

XS
SM
MD
LG