Zelensky para Kongresit: Ndihma e SHBA-së për Ukrainën është vendimtare
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit në Kongresin amerikan.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje ligjvënësve amerikanë dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të SHBA-së që të vazhdojnë ta mbështesin vendin e tij me ndihmë ushtarake dhe financiare, derisa lufton për ekzistencëkundër një Rusie revanshiste.
Çdo gjë tjetër, përveç fitores së Ukrainës, do të kërcënonte botën e lirë, përfshirë SHBA-në, tha Zelensky.
Ai i bëri komentet gjatë një fjalimi 25-minutësh para Kongresit amerikan, në Uashington.
Ai tha se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër një ushtrie ruse të armatosur më mirë, por shtoi se ndihma ushtarake dhe financiare e SHBA-së është “vendimtare” për të arritur fitoren përfundimtare.
Mbrojtja e Ukrainës “nuk është vetëm për jetën, lirinë dhe sigurinë e ukrainasve. Ajo do të përcaktojë nëse [do të ketë] demokraci për ukrainasit dhe amerikanët”, tha Zelensky.
Lufta “nuk mund të ngrihet ose shtyhet, nuk mund të injorohet, duke shpresuar se oqeani ose diçka tjetër do të sigurojë mbrojtje”, tha ai.
Udhëtimi i Zelenskyt në SHBA u bë në kohën kur Kongresi po përgatitet të votojë një projekt-ligj gjithëpërfshirës të shpenzimeve, që përfshin edhe një dispozitë për ndarjen e rreth 45 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Projektligji pritet të miratohet, por mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është zbehur, derisa lufta 10-muajshe vazhdon të zvarritet dhe amerikanët ndjejnë barrën e inflacionit të lartë.
Shumë anëtarë të Partisë Republikane, e cila do të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së në janar, kanë kritikuar ndihmën masive për Ukrainën, në kohën kur ekonomia e SHBA-së vuan. Ata, gjithashtu, kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si po përdoret ndihma.
Disa anëtarë të Partisë Demokratike, në anën tjetër, kanë shprehur shqetësim se ndihma ushtarake do ta provokojë Rusinë.
Zelensky bëri përpjekje t’i adresojë këto shqetësime, duke thënë se ndihma e SHBA-së nuk është “bamirësi”, por “një investim në sigurinë globale dhe demokracinë që ne e trajtojmë në mënyrën më të përgjegjshme”.
Duke thënë se Ukraina është aleate e SHBA-së në luftën për demokracinë globale, ai vuri në dukje se Irani - të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar si shtet terrorist - është bërë aleat me Rusinë në luftën e saj kundër vendit të tij, duke i shitur qindra dronë kamikazë vdekjeprurës.
“Kështu një terrorist e ka gjetur tjetrin”, tha ai, duke iu referuar gjithashtu etiketimit të Rusisë nga Ukraina si shtet terrorist.
“Është vetëm çështje kohe kur ata do t’i godasin aleatët tuaj tjerë, nëse ne nuk i ndalojmë tani”, tha Zelensky.
Zelensky “u foli amerikanëve në disa mënyra” gjatë fjalimit të tij, tha për Radion Evropa e Lirë Elise Giuliano, profesoreshë e shkencave politike në Institutin Harriman të Universitetit të Kolumbisë për Studime Ruse, Euroaziatike dhe të Evropës Lindore.
“Ai i bëri thirrje interesit tonë për të mbrojtur demokracinë, por edhe sigurinë tonë”, tha ajo.
Giuliano tha se Zelensky, në mënyrë të zgjuar, ka përmendur mbështetjen e Iranit për Rusinë, sepse shumë amerikanë e identifikojnë Teheranin si një aktor “të keq” dhe “agresiv”, të cilit SHBA-ja “duhet t’i kundërvihet”.
Vizita e Zelenskyt në SHBA ishte e para pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt.
"Nuk do të mbeteni kurrë vetëm" - porosia që mori Zelensky në SHBA
1/9Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, më 21 dhjetor, për t’u pritur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, dhe Zonja e Parë, Jill Biden.
Ky është udhëtimi i parë jashtë vendit i presidentit ukrainas, që kur Rusia nisi një pushtim të shkallës së gjerë në Ukrainë, 10 muaj më parë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
2/9Biden (djathtas) pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, më 21 dhjetor.
Udhëtimi i Zelenskyt në Shtetet e Bashkuara u bë teksa Kongresi amerikan po përgatitet të votojë për një projektligj të madh shpenzimesh, i cili përfshin një dispozitë për ndarjen e rreth 45 miliardë dollarëve për ndihmë shtesë ushtarake për Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
3/9Biden dhe Zelensky mbajnë një konferencë të përbashkët për media në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë.
Përderisa projektligji pritet të miratohet, mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është zbehur, teksa lufta po vazhdon dhe teksa amerikanët po e ndiejnë peshën e inflacionit të lartë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
4/9Gjatë takimit të tyre në Zyrën Ovale, Zelensky i dha Bidenit një dhuratë nga ushtarakët ukrainas, që po shërbejnë në qytetin e Bahmutit, në vijën e frontit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
5/9Zelensky më vonë mbajti një fjalim emocional në kohë lufte para Kongresit amerikan, duke iu thënë amerikanëve se “paratë tuaja nuk janë bamirësi”, dhe se populli i tij do të luftojë në emër të të gjitha kombeve të lira kundër Rusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
6/9Zelensky lexon nga shënimet e tij, gjatë adresimit para Kongresit të SHBA-së.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
7/9Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, duke mbajtur një flamur ukrainas me nënshkrime, që Zelensky ua solli nga Bahmuti.
Gjatë adresimit të tij, Zelensky krahasoi heroizmin e ushtarëve ukrainas që po e mbrojnë Bahmutin me atë që e dëshmuan trupat amerikane që luftuan kundër trupave të Adolf Hitlerit në Ofensivën e Ardeneve më 1944, e zhvilluar po ashtu gjatë kohës së Krishtlindjeve.
“Bahmuti qëndron”, tha Zelensky, teksa mori duartrokitje. “Ukraina i mban vijat e saj dhe nuk do të dorëzohet kurrë”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
8/9Një flamur amerikan që kishte valuar mbi ndërtesën e Kongresit, më herët gjatë ditës, për nder të tij, i jepet Zelenskyt nga Pelosi.
Zelensky përmbylli fjalimin e tij duke thënë: “Ju faleminderit shumë, Zoti i ruajttë trupat dhe qytetarët tanë të guximshëm, Zoti i bekoftë gjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju uroj për shumë mot Krishtlindjet dhe një Vit të Ri të lumtur e fitimtar. Slava Ukrayini! (Lavdi Ukrainës!)”.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
9/9Zelensky përshëndetet ngrohtësisht nga ligjbërësit teksa largohet nga Kongresi amerikan.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në një adresim në kohë lufte para Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës se mbështetja e tij është “kritike” për fitoren e vendit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë njoftoi një pako të re ndihmash të sigurisë, me vlerë prej 1.85 miliard dollarësh, e cila përfshin një sistem Patriot të mbrojtjes ajrore. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
Në Shtëpinë e Bardhë, ai zhvilloi një takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, me të cilin diskutoi ndihmën dhe rrjedhën e luftës. Ai, po ashtu, zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë.
“Dua që i gjithë populli i Ukrainës ta dijë se populli amerikan është me ju në çdo hap dhe ne do të qëndrojmë me ju”, tha Biden.
Ai shpalli një paketë të re ndihme për Ukrainën - në vlerë prej 1.85 miliard dollarësh - e cila përfshin edhe një bateri të sistemit mbrojtës raketor, Patriot.
Zelensky tha se sistemi Patriot është pjesa më e fuqishme e paketës së re.
Megjithatë, ky sistem nuk do të pozicionohet menjëherë, sepse trupat amerikane fillimisht duhet t’i trajnojnë forcat ukrainase se si ta përdorin dhe mirëmbajnë atë.
Patrioti konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore amerikane dhe ofron mbrojtje kundër avionëve, raketave lundruese dhe atyre balistike.