Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka përshkruar si krim lufte bombardimin e Harkivit, si pasojë e të cilit kanë vdekur dhjetëra persona.
Nëntë njerëz, përfshirë tre fëmijë janë vrarë të hënën pasi bombat ruse kanë shënjestruar ndërtesa të banimit në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.
Në disa komente të bëra pas sulmeve të fundit në Harkiv, Zelensky ka thënë se dëshmitarët kanë treguar që edhe civilët janë shënjestruar.
“Forcat ruse kanë qëlluar britalisht Harkivin nga aeroplanët”, ka thënë Zelensky në mbrëmje, në një adresim para popullit ukrainas.
Ushtria ruse i afrohet Kievit
1/7Një pamje satelitore mbi Ivankiv, në Ukrainë, shfaq një kolonë të gjatë automjetesh ushtarake ruse, duke lëvizur në veriperëndim të Kievit, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
2/7Kolona e gjatë e tankeve dhe autoblindave të Rusisë në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
3/7Një pamje satelitore shfaq fundin e një kolone të automjeteve ushtarake ruse për mbështetje logjistike dhe furnizime, në juglindje të Ivankivit, në Ukrainë, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
4/7Një pjesë e një kolone të gjatë të automjeteve ushtarake ruse, afër Ivankivit, në Ukrainë, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
5/7Automjete të blinduara ushtarake ruse në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
6/7Kjo pamje satelitore nga Maxar shfaq një kolonë automjetesh ushtarake ruse duke lëvizur nëpër një autostradë në lindje të aeroportit Antonov, në Kiev, Ukrainë, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
7/7Një dislokim i madh i forcave tokësore afër Kievit, në qytezën Zdvizhivka, dhe përreth saj, më 28 shkurt.
Ushtria ruse është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kievit. Pamjet satelitore nga 28 shkurti shfaqin lëvizjen e një kolone të automjeteve ushtarake të Rusisë, me gjatësi prej 65 kilometrash.
(Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide
“Ky është krim lufte. Qyteti paqësor. Zona paqësore të banimit. Pa objekte ushtarake. Dhjetëra incizime të dëshmitarëve dëshmojnë se kjo nuk është vetëm breshëri e vetme, por shkatërrim i njerëzve. Rusët e kanë ditur kë kanë qëlluar”.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një video në Twitter, që sipas tij shfaq momentin kur në Harkiv është sulmuar Sheshi Liria.
Ai ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krime lufte dhe ka bërë thirrje që bota ta izolojë Rusinë.
Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka nisur hetime për pushtimin rus.
Ai ka thënë se beson që ka bazë të mjaftueshme për të besuar se në Ukrainë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.