Ndërlidhjet

Zgjedhjet lokale: 21 komuna i zgjodhën kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

• Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. KQZ-ja njoftoi se pjesëmarrja në votime ishte 40 për qind.

• Të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

14:58 12.10.2025

Procesi zgjedhor deri tani

  • Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 13:00, pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 16%.
  • Konferenca e radhës për media e KQZ-së pritet të mbahet në orën 15:30.
  • Pjesëmarrja më e lartë deri në orën 14:00 - mbi 35% - është regjistruar në komunat: Zubin Potok, Zveçan, Ranillug dhe Mamushë.
  • KQZ-ja ka njoftuar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së votimit. Në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk arrin mbi 50% të votave, rundi i dytë do të mbahet më 9 nëntor.

Nga ora 15:00, me përditësimet më të reja në blogun e Radios Evropa e Lirë do të jetë Mimoza Sadiku. Nga unë, Valona Tela, dhe gjithë stafi i REL-it, faleminderit që na ndiqni!

14:44 12.10.2025

Reagimet e udhëheqësve pas votimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një moment të rëndësishëm për forcimin e demokracisë në vend.

“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë”, tha ajo.

Osmani theksoi se institucionet e Kosovës do të bëjnë gjithçka për të garantuar të drejtën e votës për të gjithë qytetarët, duke rikujtuar se Serbia ka tentuar vazhdimisht të ndërhyjë në proceset zgjedhore.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu drejtua gazetarëve në shqip, serbisht dhe anglisht, duke ftuar të gjithë qytetarët, pa dallim, që të marrin pjesë në zgjedhje.

“Votojmë për të vendosur për katër vjetët e ardhshëm në komunat tona”, tha ai.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, theksoi se pjesëmarrja masive është mënyra më e drejtëpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e përditshme.

“Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie”, shkroi Basha në Facebook.

Material zgjedhor për procesin e 12 tetorit.
Material zgjedhor për procesin e 12 tetorit.
14:22 12.10.2025
14:11 12.10.2025

Mbi 16% e qytetarëve votuan deri në orën 13:00

faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njoftohet se deri në orën 13:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 16.45%.

Kjo shifër përfshin vetëm votat e hedhura në vendvotimet e rregullta dhe nuk përfshin votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta, apo votat me postë.

Kuti votimi në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kuti votimi në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG