Ndërlidhjet

Zgjedhjet lokale: 21 komuna i zgjodhën kryetarët, 17 shkojnë në balotazh

• Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. KQZ-ja njoftoi se pjesëmarrja në votime ishte 40 për qind.

• Të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues kanë qenë të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

14:01 12.10.2025
13:35 12.10.2025

Atmosfera e zgjedhjeve e kapur nga fotoreporterët tanë

Votimet nëpër Kosovë përmes fotografive

Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
1/13 Një qytetar duke hedhur votën në kutinë e votimit në një qendër votimi në Prishtinë, pasi votoi mëngjesin e hershëm në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, shihet duke votuar në një qendër votimi në kryeqytet, në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
2/13 Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, shihet duke votuar në një qendër votimi në kryeqytet, në zgjedhjet lokale, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
3/13 Një zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve palos fletëvotimin në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Prishtinë, 12 tetor 2025.
Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët - së bashku me zyrtarë të Listës Serbe - kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.
4/13 Nga qendra e Mitrovicës së Veriut, qytetarët - së bashku me zyrtarë të Listës Serbe - kanë shkuar kolektivisht për të votuar.Edhe më herët ka qenë praktikë që punonjësit në institucionet e Serbisë në Kosovë, të votojnë në mënyrë kolektive.
Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, shihet duke votuar në një qendër votimi në qytetin me shumicë serbe, në zgjedhjet lokale, Mitrovicë e Veriut, 12 tetor 2025.
5/13 Kandidati i Listës Serbe për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq, shihet duke votuar në një qendër votimi në qytetin me shumicë serbe, në zgjedhjet lokale, Mitrovicë e Veriut, 12 tetor 2025.
Qytetarët në Mitrovicën e Veriut presin rendin për të votuar në një qendër votimi të vërshuar nga një numër i madh votuesish qysh në orët e hershme të mëngjesit të 12 tetorit 2025.
6/13 Qytetarët në Mitrovicën e Veriut presin rendin për të votuar në një qendër votimi të vërshuar nga një numër i madh votuesish qysh në orët e hershme të mëngjesit të 12 tetorit 2025.
Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe - partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit - voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.<br><br>Lista Serbe udhëhoqi Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës.<br><br>Tani, Lista Serbe synon ta kthejë pushtetin në veri të Kosovës përmes zgjedhjeve të kësaj të diele.
7/13 Zllatan Ellek, kryetari i Listës Serbe - partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit - voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.

Lista Serbe udhëhoqi Mitrovicën e Veriut dhe tri komunat e tjera me shumicë serbe në veri deri në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit e saj u larguan nga institucionet e Kosovës.

Tani, Lista Serbe synon ta kthejë pushtetin në veri të Kosovës përmes zgjedhjeve të kësaj të diele.
Qytetarë duke votuar në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
8/13 Qytetarë duke votuar në zgjedhjet lokale në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
Një qytetare voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në Zveçan, komunë me shumicë serbe, 12 tetor 2025.
9/13 Një qytetare voton në zgjedhjet lokale të Kosovës në Zveçan, komunë me shumicë serbe, 12 tetor 2025.
Zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shikojnë teksa presin në një qendër votimi në Prishtinë ardhjen e votuesve për ta hedhur votën e tyre në zgjedhjet lokale të Kosovës, 12 tetor 2025.
10/13 Zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shikojnë teksa presin në një qendër votimi në Prishtinë ardhjen e votuesve për ta hedhur votën e tyre në zgjedhjet lokale të Kosovës, 12 tetor 2025.
Kuti votimi në një qendër votimi të zgjedhjeve lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
11/13 Kuti votimi në një qendër votimi të zgjedhjeve lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Një vulë dhe fletëvotim për zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
12/13 Një vulë dhe fletëvotim për zgjedhjet lokale të Kosovës në një qendër votimi në Mitrovicën e Veriut, 12 tetor 2025.
Një vendvotim hap dyert për votuesit mëngjesin e së dielës në zgjedhjet lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
13/13 Një vendvotim hap dyert për votuesit mëngjesin e së dielës në zgjedhjet lokale të Kosovës, Prishtinë, 12 tetor 2025.
Previous slide
Next slide
13:16 12.10.2025

Basha fton qytetarët të votojnë masivisht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, u bëri thirrje qytetarëve të dalin masivisht për të votuar, duke theksuar se kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për të ndikuar në vendimet që prekin jetën e përditshme.

“Le të jetë kjo ditë festë e demokracisë, me votime të qeta, pjesëmarrje të lartë dhe me frymë të plotë qytetarie”, shkroi Basha në Facebook.

Kryeparlamentari Dimal Basha.
Kryeparlamentari Dimal Basha.
12:46 12.10.2025

Për ju që sapo na jeni bashkuar:

  • Deri në orën 11:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 7.84 për qind e qytetarëve.
  • Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet normalisht, pa ndonjë parregullsi që do ta rrezikonte mbarëvajtjen e tij.
  • Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të votojnë, pasi vetë kanë ushtruar të drejtën e tyre.
  • Ndërkohë, autoritetet në Serbi, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiq, u kanë bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje.
  • Konferenca e radhës e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të mbahet në orën 15:30, kur do të raportohen të dhëna për pjesëmarrjen deri në orën 15:00.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG