PDK parashihet që ta mbajë Ferizajn
Kryetari aktual i Ferizajt, Agim Aliu nga Partia Demokratike e Kosovës parashikohet që ta fitojë edhe një mandat, që në rundin e parë, sipas dy exit poll-eve të publikuara nga televizionet Klan Kosova dhe T7.
Parashikohet që LDK-ja ta marrë Lipjanin pa balotazh
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, pritet të fitojë në rund të parë komunën e Lipjanit.
Kështu thuhet në exit poll-et e publikuara nga Klan Kosova dhe T7.
Exit poll-et: Në Prishtinë shkon në balotazh Rama dhe Çeku
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Hajrulla Çeku nga Lëvizja Vetëvendosje pritet të përballen në balotazhin e 9 nëntorit për udhëheqjen e Prishtinës.
Kështu thuhet në exit poll-et e publikuara nga Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7. Sipas këtyre parashikimeve, Rama ka një epërsi të vogël ndaj Çekut.
Exit poll-et: Mitrovicën e Jugut e merr në rund të parë PDK-ja
Sipas tri exit poll-eve të publikuara nga Klan Kosova, TV Dukagjini dhe T7, në Mitrovicën e Jugut është parashikuar që Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ta fitojë garën në rund të parë me mbi 51 për qind të votave.