Ndërlidhjet

KQZ: Deri në orën 15 votuan rreth 27 për qind e votuesve


Votime për zgjedhjet lokale në Kosovë
Votime për zgjedhjet lokale në Kosovë

Në zgjedhjet komunale në Kosovë deri në orën 15 votuan afër 27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Komunat në pjesën veriore të Kosovës po vazhdojnë të prijnë për numrin më të lartë të pjesëmarrjes në votim sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Komuna e Zveçanit deri në këtë kohë, në bazë të të dhënave prinë me numrin më të lartë të daljes në zgjedhje me rreth 56.9 për qind, Komuna e Mitrovicës së Veriut është e dyta më rreth 55 për qind, pasuar nga Komunat e Novobërdës dhe Leposaviqit me 46 për qind.

Në Prishtinë, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 28 për qind, kurse komunat me daljen më të ulët janë Dragashi dhe Prizreni me nga 20 për qind.

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 26.8 për qind e votuesve në nivel vendi.

Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.

Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist.

Na ndiqni në blog për më të rejat rreth zgjedhjeve

XS
SM
MD
LG