Ndërlidhjet

Biden prin në Pensilvani, Trump me akuza për procesin zgjedhor

Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden.
Presidenti amerikan Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat, Joe Biden.

Numërimi i votave nëpër shtetet kyçe është duke vazhduar në Shtetet e Bashkuara.

Kandidati për president i Partisë Demokratike, Joe Biden, është më pranë fitores, ndërsa ai republikan, njëherësh president i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë akuza që sulmonin procesin demokratik të vendit.

Biden ka dalë në epërsi ndaj presidentit Trump në shtetin e Pensilvanisë. Trump nuk mund të rizgjidhet nëse nuk fiton 20 votat elektorale të Pensilvanisë, pa marrë parasysh sa shtete të tjera fiton. Shanset e tij për të siguruar rizgjedhjen do të varen nga zhvillimet në këtë shtet.

Biden ka shënuar epërsinë me 5,587 vota, raporton Reuters.

Në Xhorxhia, sipas rezultateve të fundit, Biden ka një epërsi prej 1,097 votash kundrejt presidentit Trump.

Biden gjithashtu po mban një epërsi të vogël në Arizona dhe Nevada. Në Arizona, epërsia e tij u ngushtua në rreth 47,000 vota, dhe në Nevada ai ishte përpara me rreth 11,500 vota.

Nëse trendi aktual vazhdon, Trump përballet me një rrugë të vështirë për të mbajtur Shtëpinë e Bardhë. Në një konferencë për media ai bëri një deklaratë të ashpër, duke pretenduar - pa siguruar ndonjë provë - për mashtrime në shtetet ku po vazhdon numërimi i votave dhe kërcënoi me veprime ligjore në të gjithë vendin.

Biden ka fituar deri më tani 253 vota të Kolegjit Zgjedhor, dhe e gjithë vëmendja u përqëndrua në numërimin e votave në Pensilvani, ku u numëruan fletëvotimet nga zonat përreth Filadelfias.

Një kandidati presidencial ka nevojë për të paktën 270 vota të Kolegjit Zgjedhor për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Secili shtet ka një numër të caktuar të votave të Kolegjit Zgjedhor, bazuar në popullsinë e tij.

Biden do të bëhej presidenti i ardhshëm nëse fiton Pensilvaninë, ose dy nga këto shtete: Xhorxhian, Nevadan dhe Arizonan.

Fushata e Trumpit ka nisur një stuhi të veprimtarisë ligjore duke sfiduar procesin e numërimit, ndërsa hedh dyshime mbi rezultatet e zgjedhjeve.

Fushata e Trumpit gjithashtu ka sfiduar një rregull të Pensilvanisë që lejon shtetin të numërojë fletëvotimet me postë nga dita e zgjedhjeve të arritura deri në tre ditë më vonë.

Presidenti Trump gjatë fushatës së gjatë dhe të egër sulmoi vazhdimisht integritetin e sistemit të votimit të vendit.

Trump dëshiron që asnjë fletëvotim i pranuar pas ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor të mos numërohet. Ekzistojnë vendime gjyqësore që lejojnë numërimin e atyre votave në shtetet ku lejon legjislacioni vendor.

Në konferencën e mbajtur në Shtëpinë së Bardhë më 5 nëntor, ai edhe një herë pretendoi, pa prova, se demokratët "po përpiqeshin të vidhnin zgjedhjet".

"Ne mendojmë se do të ketë shumë procese gjyqësore", tha Trump.

"Në fund të fundit, unë kam një ndjenjë që gjykatësit do të vendosin," shtoi ai.

Platformat e mediave sociale Twitter dhe Facebook, ku fjalimi i presidentit u transmetua drejtpërdrejt, vendosën paralajmërime mbi përmbajtjen.

Amerikanët, në pritje të rezultatit zgjedhor

Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur rreth rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale nga Dhoma Lindore në Shtëpinë e Bardhë, më 4 nëntor, 2020.
1/17 Presidenti amerikan, Donald Trump duke folur rreth rezultateve të para të zgjedhjeve presidenciale nga Dhoma Lindore në Shtëpinë e Bardhë, më 4 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Kandidati demokrat për president, ish-nënpresidenti Joe Biden, iu drejtohet mbështetësve më 4 nëntor, 2020, në Vilmington, Dellauer.
2/17 Kandidati demokrat për president, ish-nënpresidenti Joe Biden, iu drejtohet mbështetësve më 4 nëntor, 2020, në Vilmington, Dellauer.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Mbështetësit e presidentit Donald Trup festojnë në Majami, Florida më 3 nëntor, 2020.
3/17 Mbështetësit e presidentit Donald Trup festojnë në Majami, Florida më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Një mbështetës i Partisë Demokratike merr pjesë në një ngjarje të organizuar nga kjo parti në Majami, Florida më 3 nëntor, 2020.
4/17 Një mbështetës i Partisë Demokratike merr pjesë në një ngjarje të organizuar nga kjo parti në Majami, Florida më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Njerëzit shikojnë ekranet e mëdha ku janë shfaqur rezultatet zgjedhore. Foto e bërë më 3 nëntor, në sheshin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” që gjendet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
5/17 Njerëzit shikojnë ekranet e mëdha ku janë shfaqur rezultatet zgjedhore. Foto e bërë më 3 nëntor, në sheshin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi” që gjendet në afërsi të Shtëpisë së Bardhë.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Punëtorët zgjedhorë duke numëruar votat në Filadelfi të Pensilvanisë më 3 nëntor, 2020.
6/17 Punëtorët zgjedhorë duke numëruar votat në Filadelfi të Pensilvanisë më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Protestë në sheshin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, që gjendet afër Shtëpisë së Bardhë. Uashington, 4 nëntor, 2020.
7/17 Protestë në sheshin “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, që gjendet afër Shtëpisë së Bardhë. Uashington, 4 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Shannon Einstein (majtas) dhe Bekah Carlson, mbështetëse të Joe Biden dhe Kamala Harris, shikoj rezultatet zgjedhore që janë shfaqur në një ekran të madh në një shesh pranë Shtëpisë së Bardhë më 3 nëntor, 2020.
8/17 Shannon Einstein (majtas) dhe Bekah Carlson, mbështetëse të Joe Biden dhe Kamala Harris, shikoj rezultatet zgjedhore që janë shfaqur në një ekran të madh në një shesh pranë Shtëpisë së Bardhë më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Amerikanët, me prejardhje vietnameze, mbështetës së presidentit Donald Trump, marrin pjesë në një ndejë të organizuar për të ndjekur rezultatin zgjedhor. Hjuston, Teksas, 3 nëntor, 2020.
9/17 Amerikanët, me prejardhje vietnameze, mbështetës së presidentit Donald Trump, marrin pjesë në një ndejë të organizuar për të ndjekur rezultatin zgjedhor. Hjuston, Teksas, 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Punëtorët skanojnë dhe sistemojnë fletëvotimet në Departamentin Zgjedhor në Majami më 3 nëntor, 2020.
10/17 Punëtorët skanojnë dhe sistemojnë fletëvotimet në Departamentin Zgjedhor në Majami më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Në një lokal në Altanta, Xhorxhia, njerëzit më 3 nëntor ndoqën rezultatet zgjedhore.
11/17 Në një lokal në Altanta, Xhorxhia, njerëzit më 3 nëntor ndoqën rezultatet zgjedhore.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Qytetarët shikojnë programin e Fox News për zgjedhjet presidenciale në Florida më 3 nëntor, 2020.
12/17 Qytetarët shikojnë programin e Fox News për zgjedhjet presidenciale në Florida më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Një protestues mban në duar një pano, teksa merr pjesë në një marsh kundër administratës së presidentit Donald Trump, në Qytetin e Nju Jorkut, më 3 nëntor, 2020.
13/17 Një protestues mban në duar një pano, teksa merr pjesë në një marsh kundër administratës së presidentit Donald Trump, në Qytetin e Nju Jorkut, më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Forcat e sigurisë qëndrojnë në hyrje të Gjykatës në Graham, Karolinë e Veriut më 3 nëntor, teksa u mbajt një protestë për të drejtën e votimit.
14/17 Forcat e sigurisë qëndrojnë në hyrje të Gjykatës në Graham, Karolinë e Veriut më 3 nëntor, teksa u mbajt një protestë për të drejtën e votimit.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Gjykatësit zgjedhorë kontrollojnë dhe numërojnë votat në Denver, Kolorado më 3 nëntor, 2020.
15/17 Gjykatësit zgjedhorë kontrollojnë dhe numërojnë votat në Denver, Kolorado më 3 nëntor, 2020.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Njerëzit kanë lëshuar dritat e telefonave të tyre, gjatë një marshi më 3 nëntor, të mbajtur në Portland, Oregon.
16/17 Njerëzit kanë lëshuar dritat e telefonave të tyre, gjatë një marshi më 3 nëntor, të mbajtur në Portland, Oregon.
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Në sheshin Times Square të Nju Jorkut, njerëzit janë mbledhur më 4 nëntor për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane.<br />
&nbsp;
17/17 Në sheshin Times Square të Nju Jorkut, njerëzit janë mbledhur më 4 nëntor për të ndjekur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane.
 
Pas mbylljes së vendvotimeve, qytetarët në mbarë Shtetet e Bashkuara po presin rezultatin e zgjedhjeve. Në garë të ngushtë janë presidenti aktual, Donald Trump dhe kandidati demokrat, Joe Biden.
Previous slide
Next slide

Disa ekspertë ligjorë kanë thënë se proceset e mundshme gjyqësore nuk ka gjasa të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Një gjykatës i Miçiganit më 5 nëntor hodhi poshtë një proces gjyqësor të inicuar nga fushata e Trumpit, e cila kërkoi një ndalim emergjent të numërimit të votave në këtë shtet.

Biden u ka kërkuar amerikanëve që të kenë besim në procesin zgjedhor duke shfaqur besimin se ai do të jetë fituesi përfundimtar pasi të numërohen të gjitha votat.

“Askush nuk do të na rrëmbejë demokracinë. Tani dhe asnjëherë”, tha ai në një postim në rrjetet sociale pas deklaratave akuzuese të Trumpit.

"Amerika ka arritur shumë, bëri shumë beteja dhe duroi shumë për të mos lejuar që kjo të ndodhë", shtoi Biden.

Trump dhe Biden thonë se do të fitojnë, por rezultati zgjedhor është i paqartë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:09 0:00

Të nxitur nga retorika e Trump, turma të vogla të mbështetësve të tij mbajtën demonstrata jashtë disa qendrave të votimit. Disa demonstrues anti-Trump u mblodhën gjithashtu në të gjithë vendin.

Të dyja organizimet ishin përgjithësisht paqësore, por megjithatë u raportuan disa përleshje të vogla midis grupeve.

Përgatiti: Kestrin Kumnova
XS
SM
MD
LG