Ndërlidhjet

Zgjedhjet e parakohshme nëpër fotografi

E përditësuar

Qytetarët e Kosovës po votojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e 28 dhjetorit.

Kjo është hera e dytë këtë vit që kosovarët votojnë për një Kuvend të ri, pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit, të cilat nuk prodhuan fitues të qartë dhe si pasojë nxitën zgjedhje të reja.

Në këto zgjedhje të parakohshme, qytetarët do të zgjedhin mes katër kandidatëve për kryeministër të ri të vendit: Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.999.024 qytetarë.


16x9 Image

Bujar Tërstena

Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

16x9 Image

Ibrahim Berisha

Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG