Ndërlidhjet

Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.
Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.

LVV fiton bindshëm - i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

  • Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
  • Sipas rezultateve preliminare, fituese e zgjedhjeve është LVV-ja e Albin Kurtit, me mbi 49 për qind të votave të fituara.
  • KQZ tha se procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.
  • Dalja në zgjedhje ishte 45 për qind.
15:00 28.12.2025

Të dashur lexues, faleminderit që përcillni Radion Evropa e Lirë.

Nga unë Valona Tela, mbulimin direkt të procesit zgjedhor e merr tani Mimoza Sadiku.

Na ndiqni!

15:17 28.12.2025

Pritjet e qytetarëve nga zgjedhjet e 28 dhjetorit

Pritjet e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet 28 dhjetorit janë përqendruar te çështjet që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre. Ekonomia, shëndetësia, arsimi dhe punësimi mbeten shqetësimet kryesore, ndërsa shumë qytetarë shpresojnë që procesi zgjedhor të sjellë stabilitet politik, institucione funksionale dhe një qeveri që adreson nevojat reale të shoqërisë.

Pritjet e votuesve nga zgjedhjet e parakohshme
Ju lutem prisni
Pritjet e votuesve nga zgjedhjet e parakohshme

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:01:22 0:00
15:23 28.12.2025

Dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

Dalja në zgjedhjet parlamentare deri në orën 15:00 është 28.70 për qind, bazuar në procesimin e 97.34 për qind të të dhënave, sipas KQZ-së.

Përqindja më e lartë e daljes është në Zveçan me 46.11 për qind, ndërkaq më e ulëta në Leposaviq.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara parlamentare, të mbajtura më 9 shkurt, dalja është pothuajse e njëjtë, pasi atëherë kishin votuar 28.65 për qind.

15:47 28.12.2025

Radoniqi: Janë raportuar disa probleme të tjera për ndërprerje të rrymës  

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, në konferencën për media tha se deri më tani janë raportuar edhe disa probleme të tjera të ndërprerjes së energjisë në disa qendra votimi.

Sipas tij, rryma u ndal në tri qendra në Skënderaj, dy në Malishevë dhe në dy qendra të tjera në Novobërdë dhe Obiliq.

Ai, megjithatë, tha se KEDS-i ka intervenuar shpejt dhe është rregulluar problemi.

“Natyrisht që na shqetëson çdo veprim që mund ta dëmtojë procesin. Ju sigurojmë që procesi do të vazhdojë normalisht dhe do të punojmë që integriteti i votës të mos cenohet”, tha ai kur u pyet nëse shqetësohet për ndërprerjet e rrymës gjatë procesit të votimit.

Edhe më herët gjatë ditës, KQZ-ja tha se ka pasur probleme me energjinë në disa qendra votimi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG