Ndërlidhjet

Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.
Albin Kurti në konferencë për media me 28 dhjetor.

LVV fiton bindshëm - i hapet rruga për formimin e qeverisë së re

  • Në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kishin 1.999.024 qytetarë.
  • Sipas rezultateve preliminare, fituese e zgjedhjeve është LVV-ja e Albin Kurtit, me mbi 49 për qind të votave të fituara.
  • KQZ tha se procesi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente serioze.
  • Dalja në zgjedhje ishte 45 për qind.
06:57 28.12.2025

Mirëmëngjesi të gjithëve,

Sot, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në orët në vazhdim, do të jem unë, Valona Tela, për t’ju informuar me zhvillimet më të fundit.

Na ndiqni!

07:00 28.12.2025

Zgjedhjet e dyta brenda vitit

Këto janë zgjedhjet e dyta parlamentare që mbahen brenda një viti në Kosovë, pas dështimit për të formuar Qeverinë e re nga zgjedhjet e shkurtit.

Asnjëra nga partitë nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme për ekzekutivin e ri.

Për shkak të ngërçit politik dhe pamundësisë për marrëveshje, Kuvendi u shpërnda dhe u shpallën zgjedhje të parakohshme.

Procesi synon t’i japë vendit institucione funksionale dhe një Qeveri të re me mandat të plotë.

Një burrë duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Prishtinë.
Një burrë duke votuar gjatë zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Prishtinë.
07:12 28.12.2025

Radoniqi voton i pari në Pejë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, votoi i pari në Pejë, pak minuta pas orës 07:00.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Radoniqi tha se nga ana e KQZ-së janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe se, pavarësisht kohës së shkurtër, procesi ka nisur me kohë.

Sipas tij, edhe procesi i votimit në diasporë, që u zhvillua një ditë më herët, ka shkuar shumë mirë.


07:27 28.12.2025

Kush voton dhe ku?

Të drejtë vote në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë kanë 1.999.024 qytetarë.

Votimi zhvillohet nga ora 07:00 deri në 19:00, në 910 qendra votimi me gjithsej 2.557 vendvotime në të gjithë vendin.

Vendvotim në Prishtinë, 28 dhjetor 2025.
Vendvotim në Prishtinë, 28 dhjetor 2025.

Përveç qendrave të rregullta, në çdo komunë ka edhe një qendër për votim me kusht.

Një ditë më herët, në përfaqësitë diplomatike të Kosovës votoi edhe diaspora.


Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG